Fundamenti

EULEX: Institucionet e drejtësisë, të ndikuara politikisht

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk po i beson sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ky institucion ndërkombëtar e ka akuzuar hapur spektrin politik në Kosovë për ndërhyrje në rastet e mëdha gjyqësore. Mosgatishmëria e prokurorëve dhe gjyqtarëve vendorë që të përballen me rastet e mëdha, në të cilat janë të përfshirë zyrtarë të profileve të larta, ka bërë që këto raste të jenë në dorë të EULEX-it.

Ndërkohë që mandati i EULEX-it zyrtarisht përfundon në qershor të këtij viti, ky mision e thotë qartazi se nuk kanë besim në kolegët e tyre kosovarë. Kjo për arsye të ndërhyrjeve nga jashtë, me theks të veçantë të ndikimit të politikës në organet e drejtësisë.

FIDANISHTJA

“Është e qartë se mjedisi në Kosovë nuk ka arritur ende në atë pikë, saqë gjyqësori të mundë t’i kryejë funksionet e tij në mënyrë konsekuente pa u penguar nga forcat e jashtme, por institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmëri në disa prej rasteve. Vështirësi mbeten në lidhje me kapacitetin, konsistencën dhe pavarësinë”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it për gazetën “Zëri”, duke shtuar se shqetësim serioz është ndërhyrja politike në gjyqësor, në veçanti për arsye se kjo mund t’i pengojë institucionet gjyqësore që të punojnë si duhet dhe në mënyrë të paanshme./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.