UBT

EULEX-i planifikon arrestimin e kriminelëve në veri

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Prishtinë – Misioni EULEX i Bashkimit Evropian mësohet se së shpejti do të dërgojë njësite speciale policore për arrestime masive të kriminelëve në pjesën veriore të Kosovës.

Burime diplomatike të afërta me misionin e BE-së në Prishtinë bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se rreth 300 policë të cilat i përkasin njësiteve elitare do të fillojnë aksionin për arrestimin e kriminelëve serb të cilët veprojnë në këtë pjesë, dhe që përmes kontrabandës dhe veprave tjera penale përfitojnë miliona në dëm të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Në mesin e këtyre grupeve kriminale janë edhe shqiptarë, që bashkëpunojnë me botën e krimit në veriun e Kosovës”, tha diplomati perëndimor, duke paralajmëruar se një aksion i tillë do të zhvillohet pas zgjedhjeve të 6 majit në Serbi.

ARKATANA

Vendimi i Brukselit vjen pas protestave të të rinjve Mitrovicas kundër sjelljeve të EULEX-it në raport me kriminelët serb në veriun e Kosovës.

Një muaj më parë dhjetëra studentë dhe nxënës, anëtarë të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal të Mitrovicës në bashkëpunim me Lëvizjen “Koha”, kanë protestuar para selisë së EULEX-it në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me punën e këtij misioni i cili sipas tyre po i mbyll sytë para ngjarjeve makabre në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. /INA/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.