EULEX-i hedhë poshtë kallëzimin penal kundër Pacollit
Avokati mbrojtës i zv/kryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se kallëzimi penal i ngritur kundër numrit dy të të Qeverisë së Kosovës, është hedhur poshtë nga EULEX-i.
Avokati, Gazmend Nushi ka thënë se më 14 dhjetor, zyra e prokurorisë së EULEX-it ka dërguar njoftimin zyrtar më të cilin konfirmohet hedhja poshtë e kallëzimit penal të cilin Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) kohë më parë e kishte depozituar kundër zv/kryeministrit Pacolli, me ç’rast përfundimisht është mbyllur lënda transmeton orainfo.
“Do të ishte e drejt dhe e moralshme, që promovuesit e këtij denoncimi penal të shëmtuar t’i kërkojnë falje Pacollit. Shpresojmë që së paku ndërgjegjja e tyre do t’i shtyjë ata që në të ardhmen e afërt të deklarohen publikisht rreth shkaqeve dhe motiveve me të cilat janë udhëhequr kur kanë vendosur të depozitojnë kallëzim penal kundër Pacollit”, thekson Nushi në njoftimin e tij.
E sjellim të plotë njoftimin e avokatit Nushi
Opinionit publik në Kosovë, sigurisht i kujtohet shumë mirë, kur gjatë qëndrimit në Nju Jork të zëvendëskryeministri të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli në shtator të këtij viti në vlugun më të madh të takimeve të rëndësishme për njohjen e Kosovës me udhëheqës shtetesh që ende nuk e ka njohur shtetin tonë dhe kur më shumë se kurrë Kosova duhet të prodhonte lajme të mirë, Hasan Preteni udhëheqës i AKK-së, kishte denoncuar në Prokurorinë e EULEX-it Pacollin, gjoja për mashtrim, falsifikim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Opinionit iu plasuar lajme se Kallëzimi penal është bërë për shkak të konfliktit të interesi.
Pacolli menjëherë pas kësaj, në mënyrë publike e kishte quajtur këtë veprim të këtij agjencioni, në përgjegjësinë e tij materiale dhe morale si të pabazë, të njëanshëm, tendencioz, joprofesional dhe me karakter denigrues dhe destruktiv. Në të njëjtën kohë, Pacolli kishte shprehur gatuishmërinë e plotë për të qenë në dispozicion të organeve të hetuesisë, në këtë rast të EULEX-it, për hir të zbardhjes se vërtetës e cila përfundimisht u zbardh.
Pacolli kishte nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi në Nigeri, ku iu mundësonte ndërmarrjeve kosovare, pjesëmarrjen në ofrimin e shërbimeve publike të tyte, për disa qindra miliona euro dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Pacolli kishte ndihmuar nënshkrimin e marrëveshjes trepalëshe, dhe të marrëveshjes së mirëkuptimit mes Qeverisë së Kosovës me Ministrinë e Tregtisë së Nigerisë, e cila mundësonte bizneseve të Kosovës që të gjenin perspektiva për zhvillimin e veprimtarisë së tyre.
Këtë veprim konkret në favor të ekonomisë së Kosovës, dikush në mungesë të vizionit e dhe të preokupuar me lokalizmat e denjonin si vepër penale. u nevojit angazhimi profesiona i EULEX-it që t’i interpretoj gjëra në mënyrë të drejt, të cilët i falënderojmë për objektivitetin dhe profesionalizmin e treguar. Ata konstatuan se nuk ka asnjë dyshim të bazuar se Pacolli kishte kryer ndonjë vepër penale të denoncuar nga AKK. /rajonipress/