Eko Higjiena

EULEX-i arreston disa “shokë” të Veselinovicit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Policia e EULEX-it ka arrestuar të martën gjashtë persona, gjatë një hetimi të bërë në parandalimin e krimit të organizuar. Sipas burimeve jozyrtare, disa nga personat e arrestuar janë bashkëpunëtorë të njërit prej krerëve të kontrabandës në veri, Zvonko Veselinovic.

“Policët dhe zyrtarët doganorë të EULEX-it kanë konfiskuar materiale të ndryshme gjatë kërkimeve në disa ambiente private dhe të biznesit, përfshirë pika karburanti, në gjithë Kosovën”, thuhet në njoftimin e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë – EULEX.

Sipas kumtesës, operacionet e kërkimeve dhe të arrestimeve janë kryer në lidhje me një hetim të krimit të organizuar, kontrabandës së mallrave, evazionit fiskal, shmangies së detyrimeve të importit dhe pastrimit të parave.

Fundamenti

Rasti po hetohet nga një prokuror i EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ditë më parë pjesëtarë të njësitit të policisë Speciale të EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinovicit, në fshatin Dolan të Zveçanit, por i dyshuari për disa vepra kriminale, nuk është gjetur në shtëpi gjatë këtij aksioni.

Veriu i Kosovës, i qeverisur nga strukturat paralele të Serbisë, prej 13 vjetësh është shndërruar në çerdhe të kontrabandës dhe krimit të organizuar, ndërkohë që as Qeveria dhe as EULEX-i nuk kanë mundur ende të shtrijnë autoritetin e tyre për të normalizuar jetën e qytetarëve atje. /Telegrafi/