EULEX heq dorë prej Sylës e Gecit

EULEX ka heq dorë nga hetimet e incidentit në mes të Gani Gecit dhe Azem Sylës. Komplet lëndën ia ka kthyer Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.
Misioni i BE e ka mbajt këtë lëndë nën hetime për plot 7 javë. Por të hënën ka vendos që përfundimisht të heq dorë prej saj.Kryeprokurori i Mitrovicës Shyqyri Syla i ka thënë “Kohës Ditore” se tashmë lënda i është dorëzuar atyre dhe me të është caktuar të merret prokurorja Vahide Badivuku.
Me 28 tetor të këtij viti Geci dje Seyla janë përfshirë në një incident. Një plumb dyshohet se ishte shkrepur nga ara zyrtar e zv.ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, nga truproja e tij Adnan Koci.Konflikti mendohet se ka nisur pas një problemi të vjetër mes Gecit e Sylës. /Koha Ditore/