UBT

EULEX edhe dy vjet në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Misioni i Bashkimit Evropian, qoftë me emrin EULEX apo me një emër të ri, do të vazhdojë të punojë në Kosovë edhe për të paktën dy vjet të tjera. Kështu kanë deklaruar burime të besueshme të gazetës.

Sipas tyre, ky mision nuk do t’ua dorëzojë të gjitha kompetencat ekzekutive institucioneve vendase, siç pretendohet në një draft-strategji të qeverisë së Kosovës, e cila i është prezantuar Brukselit nga ministrat Hajredin Kuçi e Bajram Rexhepi. Ministritë që i drejtojnë Kuçi dhe Rexhepi, këto ditë kanë qenë të mbyllura për deklarime për mediet në lidhje me këtë çështje.

Hidromorava

Mirëpo, burime ndërkombëtare në anën tjetër kanë thënë se Qeveria e Kosovës i kishte ofruar BE-së propozimin që EULEX-i t’i mbyllë rastet në procedurë e sipër dhe të mos hapë raste të reja, ngaqë këtij misioni pretendonte t’ia zhvishte të gjitha kompetencat ekzekutive.

Në vend të “lidershipit” në ndjekjen e rasteve të cilësuara si të nxehta, Prishtina kishte ofruar EUELX-it si detyrë që të qëndronte anash në rolin e këshilluesit dhe mbikëqyrësit për të parë se si dhe sa po punojnë institucionet e shtetit më të ri evropian nga fusha e sundimit të ligjit…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.