EULEX dështon sërish në veri

Një e sharë me një polic të Kosovës në veri të vendit, gati sa nuk i ka kushtuar me arrest afatgjatë, njërit prej “djemve të fuqishëm të veriut”. Sllobodan Sovrliq, dyshohet se ka sulmuar EULEX-in dy herë në vitin 2012.
Në mars, ai dyshohet se ka hedhur kotkej molotovi ndaj një veture të EULEX-it, ndërkaq në shtator të po të njëjtit vit, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në një shkëmbim zjarri që një grup individësh kanë pasur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it po në Zubin Potok. Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës qe plagosur pas shkëmbimit të zjarrit.
Ndonëse ka sulmuar pjesëtarë të EULEX-it, ka qenë pikërisht ngathtësia e pjesëtarëve të këtij misioni që e ka bërë të pamundur mbajtjen e tij pas arrestimit që i është bërë të mërkurën…(Tribuna).