Etrit Berisha ‘shkurorëzohet’ me Lazion

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Etrit Berisha shihet gjithnjë e më shumë larg Lazios. Ndonëse është konsideruar si një nga portierët e rinj më të mirë në Serinë A, duket se “shpërthimi” i Federico Marchetit ka lënë në hije gardianin e Kombëtares shqiptare.

Kësisoj, referuar mediave italiane dhe jo vetëm (goal.com/it), ka shumë mundësi që Berisha të largohet që në janar nga klubi roman. “Në largim e sipër nga Lazio është edhe portieri Etrit Berisha, i cili tashmë është “larguar” për shkak të formës së mirë që po kalon Marcheti. Për sa më sipër, Lazio po ndjek me kujdes Stefan Rufier, portier i Saint-Ettienit në Francë”, shkruante kjo media, transmeton Telegrafi.

UBT

Në fakt, “shkurorëzimi” i Berishës me Lazion shihet si i mundshëm edhe duke iu referuar deklaratave të gardianit shqiptar kohëve të fundit, ku ai haptazi ka theksuar se priste të luante më shumë këtë sezon.

Ai është aktivizuar në vetëm katër ndeshje nga 16, duke humbur kësisoj “luftën” me Federico Marchetin, i cili preferohet më së shumti nga trajneri Stefano Pioli. /Telegrafi/