Etrit Berisha me dy oferta të rëndësishme

Skuadra greke Panathinaikos dhe ajo belge Bruges kanë shprehur interesim që gjatë janarit ta transferojnë nga Lazio portierin kosovar Etrit Berisha, përcjell sot Koha Ditore.
Kështu shkruajnë mediumet në Itali, të enjten. “Etrit Berisha mund të largohet gjatë janarit, pasi Lazio po e kërkon me ngulm portierin e Hajdukut të Splitit, Lovre Kaliniq.
Interesim ka shfaqur Panathinaikosi dhe Bruges”, shkruan “calcionews24.com”.
Berisha 26-vjeçar është portier i dytë te skuadra romane. Ai këtë edicion në kampionatin italian,
Serie A ka luajtur në shtatë ndeshje, si dhe pesë në Ligën e Evropës, dy në kualifikime për Ligën e Kampionëve dhe një në Kupën e Italisë. Te Lazio u transferua në shtator të vitit 2013 nga Kalmari. Me Lazion ka kontratë deri në verën e vitit 2017.