Uji Dea

Etrit Berisha bëhet “suedez”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prishtinë – Para pesë vjetësh, Etrit Berisha iu bashkua klubit suedez Kalmar nga skuadra e 2 Korrikut të Prishtinës. Që atëherë, Suedia ka qenë shtëpia e tij e parë dhe 23-vjeçari ka zgjedhur të bëjë një hap më tej, kanë raportuar mediumet suedeze të premten.

Portieri Berisha ditë më parë ka aplikuar për t’u bërë qytetar i Suedisë. Pasi të bëhet shtetas i Suedisë, thotë se do të aplikojë edhe për t’u pajisur me pasaportë të Suedisë.

Mobi Casa

Dhe, nëse kjo i aprovohet nga shteti suedez, ai do të bëhej me tri nënshtetësi. Ai posedon edhe pasaportë të Kosovës dhe të Shqipërisë.(koha)