United Hospital

Është vënë gurëthemeli për ndërtimin e xhamisë ne fshatin Nasalë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në prani të banorëve të fshatit Nasalë dhe të fshatrave për rreth, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka vënë gurthemelin për ndërtimin e xhamisë në fshatin Nasalë. Në vënien e gurëthemelit përveç qytetarëve të shumtë, të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovë, kryeimami Sabri ef Bajgora me bashkëpunëtorë, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim Aliu, anëtarë të KBI Gjilan, përfaqësues të Kuvendit Komunal, përfaqësues të Shoqatës PHF i cili edhe është donator i këtij projekti dhe qytetarë të shumtë.

Në emër të fshatit të pranishmit i falënderoj përfaqësuesi i fshatit Ruzhdi Selimi i cili falënderoj Bashkësinë Islame për angazhimin e tyre për ndërtimin e xhamisë. Ndërsa Naim Aliu kryetar i KBI në Gjilan ndërmjet tjerash theksoi se për Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan ndërtimi i xhamisë në këtë fshat është i një rëndësie të veçantë ngase për herë të parë në këtë vend po ndërtojmë një xhami modeste e cila do t’i plotësoj nevojat e xhematit për banorët e Nasalës.

Mobi Casa

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryeimami Sabri Bajgora i cili foli për rëndësinë dhe rolin e xhamisë në Islam duke theksuar se mësimet e mirëfillta Islame të cilat mësohen në xhamitë tona janë mësimet më të mira që qytetarët tanë e mësojnë fenë Islame ashtu siç është, fe e paqes, e mirëkuptimit dhe tolerancës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.