Eko Higjiena

Është shfaqur sëmundja e profitit (Gukave) – bëhet thirrje për vaksinim të fëmijëve

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan – Shërbimi i Vaksinimit ftojnë urgjentisht për vaksinim fëmijët pasi që është paraqitur sëmundja e profitit (Gukave), e cila mund të parandalohet me vaksinim.

Vaksinimi ka nisur në disa Komuna të Kosovës, dhe po ashtu do të nis edhe në Gjilan. Me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve tuaj ju ftojmë t’i sillni fëmijët e pa-vaksinuar me të gjitha vaksinat e parapara, në shërbimet e vaksinimit.

Po ashtu ftohen prindërit tjerë të fëmijëve nga mosha 3 muaj deri në 6 vjet, e të cilët për ndonjë arsye nuk kanë vaksinuar fëmijët e tyre me rregull, t’i sillni fëmijët për vaksinim pasi që disa fëmijë nuk janë vaksinuar me vaksina të parapara dhe si të tillë nuk janë të mbrojtur.

Kjo ftesë vlen edhe për ata prindër që kanë fëmijë shkollor që për ndonjë arsye fëmijët nuk kanë marrë vaksinat, duhet t’i sjellin në shërbimin e vaksinimit.

UBT

Prindërit gjatë sjelljes së fëmijëve për vaksinim me vete duhet të sjellin edhe kartelën e vaksinimit të fëmijëve dhe ta lajmërojnë vendet se ku i kanë vaksinuar fëmijët e tyre në fshat apo qytet.

Vaksinimi është efikas dhe mbron nga sëmundjet ngjitëse të cilat dëmtojnë shëndetin apo edhe jetën e fëmijës tonë.

Vetëm fëmija i vaksinuar është i mbrojtur, ndërsa shëndeti i fëmijës suaj është para së gjithash./rajonipress/