ARKATANA

Është prezantuar plani rregullues i hollësishëm për zonën ekonomike në Budrikë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Përfaqësuesit e kompanisë “Vision Project”, kanë prezantuar sot para qytetarëve planin rregullues të hollësishëm “Zona ekonomike me status parku industrial” në Budrikë.

Zv. Kryetari i komunës Hasan Aliu, duke folur rreth rëndësisë që ka ky plan, ka njoftuar edhe me procedurat që ka kaluar dhe që do të kaloj deri në miratimin e tij në Kuvendin komunal. Debatet me qytetar janë të rëndësisë së veçantë pasi që detajohen gjitha çështjet që kanë të bëjnë me planin , duke i inkorporuar edhe vërejtjet dhe propozimet e qytetarëve dhe mekanizmave tjerë që do të involvohen aty.

Përfaqësuesit e kompanisë “Vision Project”, kanë theksuar se plani në tërësi është hartuar duke u bazuar në gjitha ligjet në fuqi, ndërkohë që kanë dhënë shpjegime të hollësishme duke u nisur nga gjendja ekzistuese, përparësitë dhe mundësit e zhvillimit, dobësitë, si dhe kërcënimet nga vërshimet e mundshme.

Fundamenti

Po ashtu janë prezantuar edhe sipërfaqet e dedikuara për industrinë, pavarësisht nga vendndodhja e tyre ku janë dhënë edhe karakteristikat e përbashkëta. Gjithashtu janë prezantuar edhe çështjet mjedisore dhe objektivat, cilësinë e ajrit, ndikimet negative, strategjitë tjera siç është menaxhimi i mbeturinave të ngurta etj.

Të pranishmit në këtë debat, kanë parashtruar edhe pyetje lidhur me atë që u intereson, siç është problemi i vërshimeve në atë pjesë, çështja e definimit të disa parcelave private aty afër etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.