RCCOLA

Është për të të ardhur keq të shohësh Universitetin si po degradohet

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Driton Mehmeti – Si një ish student i niveleve bachelor dhe master, si një ish përfaqësues i studentëve dhe si një dashamirë i Universiteti ‘Kadri Zeka’, i dëshpëruar nga aktualiteti me të cilin po ballafaqohet Universiteti nga i cili kam marrë, por edhe dhënë shumë gjatë viteve të studimeve, vendosa të shpalos një përshkrim të shkurtër të realitetit brenda këtij institucioni së fundmi.

Është e vërtetë, që po të shikosh postimet e disave nga menaxhmenti i UKZ-së në rrjetet sociale, të krijojnë përshtypjen që këta individ, me të vërtetë si synim primar kanë ngritjen e reputacionit të Universitetit dhe janë persona të cilët gjithë angazhimin e tyre formal dhe joformal e bëjnë për të mirën e Universitetit, e jo për kauza të tyre personale, por realiteti qëndron ndryshe nga ai i shfaqur tek opinioni, sepse këto personalitete po t’i njohësh më thellë, janë njësoj si ca libra ose artikuj të cilët të vetmin gjë me vlerë, në përmbajtjen(qenien) e tyre e kanë titullin, ndërsa po t’i shfletosh(njohësh) më shumë, zhgënjehesh dhe ndërron komplet ajo përshtypje pozitive që të është krijuar nga titulli, njësoj janë edhe disa nga anëtarët e menaxhmentit të UKZ-së që sillen mirë, ‘punojnë’ (nganjëherë edhe pas orarit) dhe bëhen kinse të respektojnë deri sa nuk të shohin si pengesë, në arritjen e synimeve të tyre personale sepse realisht interesi i tyre asnjëherë nuk është sigurimi i mirëqenies shoqërore(studentëve), por synim i vetëm është avancimi i tyre në pozita të larta udhëheqëse, ku vie në shprehje më shumë ndikimi i tyre në institucion sesa nga pozicioni aktual dhe po të të konsiderojnë ty(individ ose grup) si pengesë, ata nuk zgjedhin mënyrën për të të luftuar, qoftë formale ose joformale, ligjore ose joligjore, me rëndësi është që kauza e tyre të ec para.

Po këta individ, ndërrojnë rolet e tyre varësisht prej situatës me të cilën përballen, Asistenti bëhet profesor(merr primatin në vlerësimin e studentëve), Profesori bëhet Dekan (ndërmerr veprime të papranueshme nga Dekanati dhe nuk penalizohet), Prorektori bëhet Rektor, luan rolin e Rektorit (të ardhshëm) në prani të Rektorit (të tanishëm) dhe për ironi përkrahet edhe atëherë kur e ka gabim.

Krejt këto personazhe e kanë një të përbashkët, që të gjithë kohëve të fundit janë bashkuar dhe po e luajnë rolin e studentit, me të vetmin qëllim, sabotimin dhe eliminimin e strukturave të tanishme të përfaqësimit studentor, sepse këto struktura nuk po iu nënshtrohen dhe mbështesin ata në realizimin e ambicieve të tyre personale(pra, nuk pranojnë të bëhen servil të misioneve të tyre dashakeqe për universitetin).

Uji Dea

Është për të të ardhur keq të shohësh Universitetin të degradoj në mënyrë të tillë ku profesorët( nga asistentët deri tek anëtarët e Këshillit Drejtues) marrin iniciativë për themelimin e organizatave studentore, lobojnë tek studentët, shantazhojnë studentët, flasin keq për përfaqësuesit e studentëve, etj., vetëm e vetëm që ta kenë në grushtin e tyre edhe lojtarin e fundit që nuk po i bindet lojës, studentin, dhe atëherë e kanë më të lehtë të manovrojnë sipas tekeve të tyre, sepse atëherë barrierat potencialisht ekzistuese do ishin më lehtë të tejkalueshme.

Shpresoj që këto probleme të theksuara dhe shumë të tjera të cilat nuk janë të cekura më lartë, të arrijnë fundin dhe UKZ-së ti rikthehet dinjiteti që e meriton, sepse përpos joprofesionistëve dhe lakmitarëve të pozitave, në UKZ ka edhe profesor, asistent dhe mbi të gjitha studentë të shkëlqyeshëm, të cilët asnjëherë nuk janë nënshtruar por as vlerësuar sa duhet dhe me të cilët duhet të krenohet Universiteti dhe gjithë rajoni i Anamoravës për vlerat morale dhe intelektuale që posedojnë ata si individ.

Krejt në fund,
Të gjithë kemi të meta, por jo të gjithë kemi superfuqi, e keqja e gjithë kësaj është se ne si shoqëri fokusin e kemi çdoherë tek ‘superfuqitë’ momentale(pozitat), të cilat janë afatshkurtra dhe harrojmë t’i zbusim të metat, të cilat do jenë pjesë e jona edhe atëherë kur nuk do i kemi më ‘superfuqitë’ si mbulesë të tyre!!!