Gjilan – Ai është vlerësuar nga kolegët për angazhimin e madh, ndershmërinë dhe profesionalizmin e lartë të treguar, gjatë shërbimit shumëvjeçar në administratën komunale.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, Dauti ka thënë se ndihet i kënaqur me punën dhe respektin që ka marrë nga të gjithë.
“Ju falënderoj të gjithëve që më shoqëruat deri sot në këtë rrugëtim shumëvjeçar në Kuvendin Komunal. Ndihem i kënaqur me punën dhe respektin që mora nga të gjithë, gjithashtu edhe me prezencën tuaj sonte”, ka shkruar ai./rajonipress/