Hidromorava

Është mbajtur seanca solemne për nder të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Edhe në Kamenicë është mbajtur Seanca Solemne për nder të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”. Kjo seancë ka filluar me një minutë heshtje, për të nderuar e mirënjohur sakrificën e familjes Jashari, dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për lirinë e vendit.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës përfaqëson vlerat më të larta të kombit tonë.
“Ajo paraqet të kaluarën tonë, të tashmen si dhe vlerat mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja e shtetit tonë të ri për nga mosha, por shumë të vjetër për nga përpjekja” tha Rahimaj.

UBT

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati ka thënë se në të ardhmen kemi shumë për të bërë dhe shumë rrugë për të kaluar, mirëpo sakrifica e dëshmorëve, do të jetë forca për ne, për të kaluar çdo pengesë.

Ditët e Epopesë do të vazhdojnë edhe me aktivitetet e tjera të planifikuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport./rajonipress/