KKGJILAN

Është matur niveli i dhimbjes me skanim të trurit

/ 2 minuta lexim

Një ekip i ekspertëve amerikanë nga disa universitete ka zbuluar si të detektohet dhimbja në skanimet e trurit të bëra me rezonancë magnetike, gjë që e hap rrugën që në të ardhmen të jetë e mundur që në mënyrë objektive të vërtetohet fuqia e tij dhe të zbutet intensiteti i dhimbjeve kronike.

“Deri tani nuk ka pasur mënyra të pranuara klinikisht që të matet dhimbja ose ndonjë ndjenjë tjetër, përveç mënyrës së pyetjes se si ndihet dikush”, ka thënë udhëheqësi i studimit Tor Wager nga Universiteti i Kolorados.

Fidanishtja

Studimi është bërë në 114 vullnetarë, te të cilët janë matur reagimet e trurit të skanuar derisa në krahun e majtë u është vendosur një objekt me temperatura të ndryshme, duke filluar nga i ngrohtë deri te tepër i nxehtë. Ekipi ka pritur që te secili pjesëmarrës reagimi ndaj dhimbjes të jetë specifik – unik, duke pasur që kriteret njerëzore për matje të dhimbjes janë të ndryshëm dhe që disa janë më të ndjeshëm sesa të tjerët.

Është vërtetuar që, megjithatë, sinjalet e dhimbjes në tru mund të jenë të njëjta në njerëz të ndryshëm dhe që niveli i dhimbjes së përjetuar në bazë të atyre sinjaleve mund të përcaktohet me 90 deri në 100 për qind saktësi. /Telegrafi/