Është koha për detoksim të organizmit

Gjatë muajit dhjetor shkaku se njerëzit e teprojnë me ushqim dhe pije, prandaj ndihen të lodhur dhe të plogësht, pikërisht si pasojë e kësaj, njerëzit u qasen regjimeve të ashpra për të hequr kilogramët e fituar.
Në vazhdim ju paraqesim disa ushqime të shkëlqyeshme, që mund të jenë aleatë në pastrimin e organizmit pas festave të fundvitit, transmeton gazeta Kosova Sot.
PERIMET E GJELBRA
Gjatë detoksimit është me shumë rëndësi të hani sa më shumë perime me gjethe të gjelbër, lakër jeshile, brokol, lakër dhe tranguj. Vitaminat dhe mineralet, që gjenden në këto perime ndihmojnë në rregullimin e procesit të tretjes dhe hedhjen jashtë të helmeve.
PERIMET E ËMBLA
Perimet e ëmbla si karota, patatja e ëmbël, kungulli ose rrika janë zgjedhje e duhur me rastin e procesit të detoksimit. Këto perime e ulin dëshirën për ëmbëlsira. Vitamina A dhe betakarotinë, që përmbajnë këto perime janë të rëndë- sishme për ruajtjen e sistemit imun dhe ruajnë shëndetin e syve dhe lëkurës.
DRITHËRAT
Drithërat si elbi, kuinoja dhe elbi janë shumë të shëndetshme, e mund t’i hani gjatë procesit të detoksimit sepse me orë të tëra ju mbajnë të ngopur. Fibrat që gjenden ju ndihmojnë në hedhjen jashtë të helmeve nga trupi. UJI Gjatë dimrit, shkaku i të ftohtit dhe ajrit të thatë lëkura thahet dhe ka nevojë për kujdes, si nga jashtë po ashtu edhe nga brenda. Pikërisht për këtë shkas duhet të pini sa më shumë ujë. Uji e hidraton organizmin dhe ndihmon në hedhjen e helmeve jashtë nga trupi. Pos ujit është mire të pini edhe çaj bimor, si ai i gjelbër dhe i kamomilit.
JINI AKTIV
Edhe pse është dimër, provoni që të jeni më aktiv dhe të ushtroni sepse përmes djersitjes hidhen jashtë helmet, e kjo është e mirë për shëndetin. Në këtë mënyrë përshpejtohet metabolizmi, e do të keni më shumë energji. Madje edhe shëtitja e përditshme prej gjysmë ore bën çudinë për organizmin tuaj.
PËRDORNI VAJIN E ULLIRIT
Me rastin e detoksimit, por edhe në përgjithësi duhet shmangur vajin e zakonshëm bimor dhe të përcaktoheni për vajin e ullirit.
SHMANGNI SHEQERIN DHE PRODHIMET E QUMËSHTIT
Me rastin e detoksimit, në organizmin tuaj nuk duhet të konsumoni sasi të madhe të sheqerit dhe prodhimeve të qumështit. Në vend të sheqerit përdorni ëmbëltues natyral, mjaltë apo bimën stevia, derisa në vend të qumështin përdorni qumështin e bademit, sepse është shumë më i shëndetshëm.
(Kosova Sot)