RCCOLA

Është i çmendur ai i cili i beson shkaut

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Nga Haki Leci – Në shenjë respekti dhe përkujtimi të intelektualit dhe dëshmorit të UÇK-së, Isa Kastrati

Ditë jo e rëndomtë. I premtova redaksisë së do ta vizitoi Shtabin e Ushtrisë Çlirimtare në zonën e Llapit. Nga një telefonatë nga Shtabi, më preferuan që të jem i kujdesshëm dhe të nisem rreth orës 18. Dhe ashtu veprova. Miku im i cili drejtonte veturën, që kishte ardhë vetëm për mua, më thoshte mund të kemi ndo një kontroll rrugës , por kujdes fotoaparatin dhe diktafonin.

Vazhduam rrugën. Rruga pothuajse ishte e zbrazët. Lëvizje të veturave ishin shumë të rralla dhe kalonin me shpejtësi të jashtëzakonshme. Posa arritëm tek ura e Vranidollit, na pushtoi aroma e luftës. Vetëm sa dukeshin fshatrat. Pa drita. Pa tym oxhaku. Një qetësi trishtuese. Në një bregore të fshatit, vëreheshin tri tanksa serbe të maskuara. Sa vazhdonte rruga, po aq shtohej frika nga ndonjë sulmi nga pozitat e fshehura të policisë dhe ushtrisë serbe.

Megjithatë, motivi i nisjes ishte më i fort se frika. Miku i cili drejtonte makinën fliste shumë rrallë. Nuk e di pse, ndoshta ai dinte më shumë se unë për rreziqe të mundshme. Pa prit, posa dolëm nga rruga kryesore, në të majtë e cila qonte në Podujevë, miku më tha: gazetar, vetëm edhe e 100 metra na ndajnë nga territori i trimave tanë. Makinës ia fiku dritat. Me kujdes, kaloi disa pengesa të UÇK-së. Me ngadalë, vetura ndalet. Në të dy anët e rrugës, nga dy ushtar të UÇK-së, vështrojnë me kujdes.

Njëri nga ata mu afrua dhe më përshëndeti. E dhe pse vetura e mikut kalonte çdo ditë, ata e pyetën për mua. Ju tha se ky është ai gazetari që po shkruan për luftën tonë. Është gazetar e gazetës “Flaka”, e cila botohet në Shkup, donë të shkon në Shtab. Po mirë, tha ushtari, flaka ka ardh në flakë, shprehet si me buzëqeshje, dhe shtoi duke mu drejtuar mua, vërtet keni ardhur në flakë. Vazhdoni rrugën. Rojet tjera do t’ ju orientojnë deri në Shtab.

Frymëmarrja ishte ndryshe, më e lehtë. Rruga ishte rrafshuar nga UÇK-ja. Kishte zik-zake të shumta. Nga rojet tjera gjatë rrugës, vetëm dëgjohej refreni “ mirë se keni ardhur”. Minutat më dukeshin ditë. Posa u afruam rrëzë një bregu, para një shtëpie tri katërshe, miku ndali veturën dhe më thotë, këtu kemi Shtabin. Afrohemi me ngadalë. Para nesh, tek dera e hyrjes, qëndrojnë dy ushtar shtat gjatë. Në uniformë shkruante “ policia ushtarake”. Përshëndetje vërtet të ngrohet vëllazërore.

Prezantohem me buzëqeshje , ushtari ndërhyri, urdhëroni brenda, jemi informuar për ardhjen tuaj, qysh kur keni hyrë në territorin tonë. Posa hymë në korridor, njëri nga eprorët më orientoi tek dhoma e pritjes. Ishte duke u mbajtur një mbledhje e Shtabit. Dhoma ishte përplot ushtar. Dëgjonin lajmet televizive. Më sollën një pije freskuese. Sytë shkonin nga një ushtar tek tjetri. Uniformë të pastër. Armët afër vetes. Ua kisha zili.

Nuk vonoi shumë, njëri nga ushtarët më informoi se komandant me nofkën “ Luta” ( Idriz Shabani), ishte duke na pritur. Dera ishte e hapur. Brenda ishin disa eprorë. Përballë fotografin e Zahir Pjazitit dhe Adem Jasharit. Në mes, flamuri kombëtar. Nga të gjithë morëm përshëndetje ushtarake. Ulemi. Për një moment heshtje. Ndërhyri njëri nga ata. I nderuari gazetar, komandanti është ky, tregon me sy dhe me gisht. Ktheva shikimin nga komandanti. Kisha përshtypjen se ishte i shumë i lodhur. Ai, duke porositur një kafe për mua, me një shikim të prehtë më drejtohet: Ç ‘kemi të re nga qendra, mendonte qyteti. A po ju pihen kafet? Buzëqesh me ironi dhe shton, edhe për gazetarët kemi nevojë po aq sa për ushtarë. Ju sonte do të jeni me ne, sepse edhe kështu është vonë për kthim. Do t’i përjetoni më mirë aksionet dhe mbrojtjen e ushtarëve tanë, thotë komandanti. Sot, kemi pas një vizitë shefin e misionit verifikues Ë.Ëoker ( portokallat). Dyshoi se edhe kësaj radhe do t ‘na mashtrojnë. Është i çmendur ai i cili i beson shkaut, thotë Eprori dhe intelektuali Isa Kastrati.

Hidromorava

Ne, thotë Isa, nga marrëveshjet e armëpushimit, kemi humbur gra, pleq, fëmijë dhe ushtar, por le ta dijë shkau se luftën mund ta vazhdojmë, dhe se Kosova ishte dhe do të mbetet e jona. Prapë heshtje. Porosinë ia ndërprefshim paraqitjet e njësive vëzhguese për mes radiolidhjeve, nga e gjithë treve e Llapit.

Komandant “ Luta”, më thotë se sipas informatave që kemi, për nesër pritet të kemi sulme nga ora katër (4) e mëngjesit. Ju mund të rrini me eprorin kujdestar, më drejtohet mua. Ishte ora dy e mëngjesit. Me një zë të ngrohtë, eprori Isa Kastrati, më thotë se mund të pushoi në krevatin e tij. Nuk ishte gjumë i zakonshëm. Në ora, 4.30 minuta u ndizen makinat e ushtarëve. Dëgjova raportin e ndërrimit të njësive të cilët kishin bërë roje gjatë natës.

Nga ora gjashtë e mëngjesit, filluan granatimet, nga shumë drejtime. Komanda epej “ mos provokoni, i sulmoni vetëm nëse rrezikoheni “.Filluan të digjen shumë shtëpi të cilat ishin të braktisura. E gjithë kjo zgjati deri në ora 14. Vazhduan prapë, pas orës 20 deri në ora 23. Për asnjë pëllëmbë ushtarët e UÇK-së, nuk ishin tërhequr.

Ishte bindja se granatimet janë ndalur. Komandant “ Luta”, me një dorë kishte radiolidhjen, i cili kishte kontakt pa ndërprerë me njësit vëzhguese, më shpërngoi dorën dhe më tha: “E pat dhe ju se si po qëndrojmë. Besoj se keni çka të shkruani dhe t’u tregoni kolegëve tuaj për rezistencën tonë. Do të dërgojmë në një fshat tjetër, nga ku nesër herët do të nisesh për në Prishtinë”.

E kisha vështirë të përshëndetem me intelektualin dhe patriotin e madh Isa Kastrati. Sikur më pushtojë një parandjenjë e keqe se më nuk do të shihemi prapë. Nuk më la të mendojë gjatë.

Duke më shtrënguar duart, më falënderojë shumë për vizitë, më tha se gjithmonë “jeni të mirëseardhur. Për mes tekstit tuaj, shton Isa, uroj dhe i përshëndes të gjithë ushtarët e UÇK-së, kudo që ndodhen. Përshëndes dhe ata që po merren me politik, duke ju thënë se t’i varrosin ideologjizmat sepse është koha që të bëhemi gjithë së bashku. T’i bashkojmë lapsin dhe pushkën. Fitorja është e jona. Mirë u pafshim në Prishtinë”.

(Buricë , 16 shkurt 1999)