FITORJA

Escobar i jep dy ditë afat për t’u pajtuar me kërkesat e SHBA’së dhe BE’së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, i ka dhënë dy ditë afat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të pajtohet me kërkesat e SHBA’së dhe BE’së për situatën në veri meqë të premten ai dhe emisari Lajçak do t’u raportojnë eprorëve të tyre nëse ka sukses ose jo.

“E para është deeskalimi, e dyta është duam të shohim zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve dhe e treta duhet menjëherë të lëvizim drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit që nënkupton se duhet të shohim përpjekje reale nga Kosova që të angazhohet për Asociacionin dhe po ashtu duhet të shohim hapa nga Serbia. “Duhet të merremi vesh për këtë sot dhe nesër sepse të premten unë dhe Lajcak duhet t’u raportojmë eprorëve tanë se a ishim të suksesshëm apo jo”, tha Escobar në një takim me gazetarë, transmeton Gazeta Express.

Escobar tha se nëse Kosova nuk do të ndërmarrë veprimet e kërkuara do të ketë pasoja, por se ato s’do të ndikojnë në raportet afatgjate mes SHBA-së dhe Kosovës.

Eco Higjiena

“Dua të bëj të qartë, që ne nuk e shohim këtë si pasojë për marrëdhëniet tona afatgjata, por veprimet e marra ose jo të marra do të kenë disa pasoja që do të ndikojnë pjesë të raporteve tona. Nuk dua të flas për këtë”.

Escobar tha se raportin me Kosovën s’e kanë të njëjtë si me Serbinë kur u pyet për atë se një pjesë e opinionit e pa si ndëshkim vetëm të Kosovës dhe jo të Serbisë.

“Nuk e kemi të njëjtin raport me Serbinë siç e kemi me Kosovën. Serbia nuk është një kandidate për NATO-n. Kanë një kohë sfiduese në integrimin europian”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.