Erzen Rrustemi shënon edhe një fitore me nokaut
Sent Galen, Zvicër – Boksieri kosovar nga Zhegra, Erzen Rrustemi, shënoi fitoren e gjashtë radhazi, në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.
Humbës i radhës ishte boksieri boshnjak i po kësaj kategorie, Samir Imamoviç, i cili ka qenë dhe kampion bote në kikboks.
Meçi i mbrëmshëm i zhvilluar në Busch afër Sent Gallenit të Zvicrrës, ishte i rëndë dhe tejet i vështirë, edhe për faktin se, një vit më pare, Erzeni kishte mposhtur vëllaun e Samirit po me nokaut klasik, në rundin e parë.
I shtyrë nga ndjenja e hakmarrjes, Samir Imamoviç, jashtë rregullave të boksit, nga një goditje me kokë e lëndoi rëndë Erzenin në hundë, ku përkundër thyerjes së gjashtëfishtë që u konstatua më vonë, vetëm sa e motivoi boksierin tonë për t’ju vërsulur me të gjitha forcat.
Ishte raundi i tretë, ku Erzeni tashmë në stilin e tij, pas disa goditjeve të rënda dhe të njëpasnjëshme, e nokautoi Samir Imamoviçin, i cili krejt çka mundi të bëj, arriti të rezistojë vetëm dy raunde më shumë se vëllai i tij, një vit më parë./rajonipress/


