ARKATANA

Erzen Rrustemi shënoi fitoren e dytë në boksin profesionist

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Boksieri kosovar nga Zhegra e Gjilanit e ka tejkaluar edhe sfidën e dytë në boksin profesionist, duke mundur turko-gjermanin Muhammad Ali Durmaz me nokaut (2-0 KO).

Rrustemi ka thënë se ishte përgatitur mirë, duke e ditur se kundërshtari i tij, kishte 21 meçe profesioniste dhe 7 prej tyre të fituara me nokaut.

Unë arrita ta përballojë mjaft mirë atë dhe në rundin e dytë, me disa goditje të sakta e të forta ia dola ta përfundoj meçin para kohe, ka thënë boksieri kosovar Erzen Rrustemi, duke nënvizuar se përballë pati një kundërshtar i cili ka kryqëzuar dorëzat me emër të mëdhenj të boksit, si Aleksander Povetkin, ish-kampion i botes në WBA, Marko Huck, kampion aktual i botës në WBO dhe të tjerë.

Rrustemi planifikon që sivjet të zhvillojë edhe duele tjera dhe ta avancojë rekordin e tij personal sa më shumë që mundet. Është i përgatitur që t`i zhvillojë tri-katër ndeshje brenda vitit. Sportet luftarake janë dashuria e tij e hershme.

FIDANISHTJA

Traditën e lojërave të mundjes në vendlindje, ai e ka avancuar në boksin profesionist, në Zvicër, ku startoi vitin e kaluar, me fitore të shkëlqyeshme ndaj hungarezit Atila Toth, të cilin e mundi në rundin e tretë me KO.

Rrustemi po dëshmon se është boksier me perspektivë. Ekspertët e boksit thonë se ai di të zotërojë mirë ringun dhe ta mbizotërojë kundërshtarin. Ka konstrukt fizik që i jep bukuri ringut. Për Rrustemin, boksi është 50 për qind shkathtësi fizike dhe 50 për qind inteligjencë.

Dëshira e tij është që të boksojë në Kosovë. “Askund nuk do të ndihesha më i fuqishëm se në Kosovë, përballë çdo kundërshtari”, thotë Erzen Rrustemi. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.