GRANDEMALL

Ersi Gjana nga Kukësi më i miri në turneun e boksit “Agim Rashiti”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Dashamirët e boksit, sot, në Palestrën Sportive”Bashkim Selishta-Petriti”, në Gjilan, kanë përcjellur 16 luftëra të boksit për nder të turneut Memorial “Agim Rashiti”, i cili nga forcat Serbe ishte vrarë në demonstratat e vitit 1989.

Siç dihet, ky turnir i boksit mbahet nën patronatin e Komunës së Gjilanit, por për çudi sot asnjë zyrtar komunal nuk u pa në këtë turnir, ku morën pjesë shumë boksier nga rajoni.

Në praninë e familjarëve, shikuesve e shumë legjendave të boksit, u zhvilluan meçe mjaft interesante, ndërsa meqi më interesant ishte në mes boksierit nga Kukësi i Shqipërisë, Ersi Gjana dhe Florim Poroshtica në kategorinë 75 kg, ku fitorja i takoi boksierit nga Kukësi, njiherit edhe duke u shpallur boksieri më i mirë i këtij turneu.

Eco Higjiena

Boksieri Ersi Gjana pas meqit, deklaroi. “Është një ndjenjë e mirë të jesh fitues i një turneu siç ishte ky sot në Gjilan. Jam i lumtur që juria më ka shpallur më të mirin, ishte një meҫ shumë i fortë dhe e përgëzoj organizatorin të cilët në mënyrë të mrekullueshme e kanë organizuar këtë turnir mjaft prestigjiozë”.

Tekniku më i mirë i këtij turneu është shpallur boksieri i talentuar nga KB Gollaku, Rigon Demaku. Meqi më luftarak nga juria është shpallur meqi në mes Lumntrim Xhoxhaj nga Prizreni e Nermin Mujdragiq nga Novi Pazari.

Ndërsa, shpresa e boksit është shpallur Riad Isufi nga KB Trepҫa’89 nga Mitrovica./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.