RCCOLA

Ermonela në Marie Claire

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Artistja e talentuar shqiptare është përzgjedhur mes artistëve që interpretojnë në skenën e teatrit si fytyra të freskëta dhe plot dritë.

Prestigjozja “Marie Claire” e ka vendosur në vend të parë si imazhi i një gruaje të bukur e cila duke u përshtatur me tiparet e saj zgjedh një grim që i shkon shumë dhe e bën të duket më e freskët.

RCCOLA

Ermonela Jaho e cila aktualisht po interpreton rolin kryesor ne veprën “Manon” për “Operën Mbretërore” ka treguar për Marie Claire, versionin britanik të saj, se duke punuar me shumë make- up artist u ka marrë atyre disa sekrete të zanatit.

“Në gjithë këto vite kam marë disa sekrete të vockla. Sytë janë mënyra më efektive e komunikimit për një artist dhe i duhet dhënë rëndësia e duhur”, ka thënë Ermonela Jaho./express/