Ermira Babamusta emërohet Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos

Nga Ilir Berisha – 8 marsi festohet çdo vit si dita ndërkombëtare e gruas. Me 8 mars 2005 Instituti i Paqes Kessel (Kessel Peace Institute) nderoi Ermira Babamustën me çmimin “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos” (International Woman of Courage Award).
Instituti nderoi Ermirën si një nga gratë e jashtëzakonshme për kontributin e saj për paqe, promovim të drejtave të gruas dhe vlerave kulturore për ShBA-në, Shqipërinë dhe Kosovën.
Për këto tema, Ermira Babamusta është angazhuar duke dhënë leksione të ndryshme, seminare për publikun amerikan, prezantime kulturore dhe ka trajnuar diplomatë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kulturës në Angli në përgatitje për shërbim në Kosovë. Momentalisht Ermira po përfundon punimin shkencor të doktoraturës (dega shkenca politike) në lidhje me çështjen politike dhe diplomatike të Kosovës.
Instituti i Paqes Kessel është themeluar nga Abbas Kessel, aktivist i paqes dhe profesor i shkencave politike në universitetin “Minnesota State University”, ku Ermira ka përfunduar masterin e parë.
Ermira fitoi bursin e paqes në shkenca politike (Dr. John Scherzer Scholarship, Washington DC), si studente e dalluar me aspirata për lidere dhe kontribut ndërkombëtar. Ermira Babamusta ka mbaruar dy mastera në Shkenca Politike dhe Administrim Publik, si dhe programin e avancuar “Diplomacia e OKB-së, ku dhe ka punuar për departamentin e paqes të OKB-së në New York.
“I uroj të gjitha grave dhe nënave gëzuar 8 marsin! Me këtë rast falënderoj mamin tim (Suzana) që e dua dhe respektoj për mirësinë dhe fisnikërinë e saj. Jam krenare që shqiptarët, sidomos gratë shqiptare kanë nderuar kombin nëpër botë me arritjet dhe sukseset e tyre, duke portretizuar një figurë të fuqishme.
Gratë kanë përparuar në shumë fusha që nga politika e deri tek familja duke forcuar traditat familjare dhe shqiptare. Do vazhdoj të përdor zërin tim për çështjen shqiptare, paqe dhe diplomaci në botë,” tha Ermira Babamusta.
Në 2010 Ermira fitoi bursën “Judy Mossburg” dhuruar nga Universiteti i West Virginës, Qendra e Gruas dhe Studimeve femërore. Bursa është për studentë dhe profesionistë që kanë dhënë kontribut për të drejtat e gruas dhe drejtësi sociale. Në verë të 2010 Ermira Babamusta përfundoi studimin jashtë të programit në Strasburg, Francë të Ligjit Europian dhe Institucionet e BE-së.
Programi përmbajti seminare dhe vizita te Parlamenti Europian, Këshilli Europian, EuroCorps, Gjykata e të Drejtave të Njeriut, institucionet e BE-së në Strasburg, Francë, Buksel, Belgjikë, Hollandë, Ministria e Punëve të Jashtme në Luxemburg, drejtori policore dhe gjykata rajonale në Offenburg dhe Karlsruhe në Gjermani.
Ermira ka fituar çmimin Hanson Award (2003), dhuruar grave me arritje akademike të dalluara, dhënë gjatë Ditës së Nderimeve te Waldorf College, në Iowa. Ka fituar bursën e paqes “Ponberg për Shkenca Politike dhe Histori” në 2004-06, me dhuratë $16,000 plus bursë, dhënë nga Instituti i Paqes Kessel, Minesota.
Ndërsa në vitin 2009-10 ka fituar Enrichment Graduate Fellowship, dhuruar studentëve të dalluar të doktoraturës në universitetin e West Virginia, që kontribuojnë në diversitetin kulturor, etnik dhe akademik, me një shumë $16,000 plus bursë./rajonipress/