Ermali s`e ndal punën, mendon për dietë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Ermal Fejzullahu nuk e ka në plan të ndalet. Në këtë fundvit ai ka realizuar dy këngë të reja të cilat janë në projektin festiv të produksionit “Emra Com”, përderisa gjatë Vitit të Ri shumë pak do të këtë pushim. Po ashtu, mos u çuditni nëse në Verë, Ermalin e shihni më të dobët pasi që ai është duke menduar për një dietë.

Ermal Fejzullahu ka plotë energji për punë.

Kështu së paku thotë ai në një bisedë për Express, ku thotë se vazhdon që të punojë sa më shumë. kurse si rezultat i kësaj ka realizuar edhe dy këngë të reja për adhuruesit e tij këtë fundvit.

“Këtë fundvit i kam lansuar dy këngë të reja, ‘Të fala ke edhe nga unë’ dhe ‘Djali i Kosovës’. Këto janë këngë që tashmë janë lansuar nga produksioni Emra Com në kuadër të programit festiv ku transmetohen edhe në youtube.com”, ka thënë Ermali për Express.

Ai ka shtuar se edhe gjatë festave të fundvitit është shumë i angazhuar duke kënduar përderisa kur pyetet se “Pse kërkohet kaq shumë?”, ai thotë se “kjo varet më shumë prej kërkesës së publikut dhe jo nga ai”. “Nuk e di! Kjo është një pyetje që duhet bërë organizatorëve por mendojë që edhe unë punojë shumë dhe si rezultat i kësaj jam shumë i angazhuar si në Kosovë ashtu edhe në diasporë”.

Ermali, që është baba i tre fëmijëve, së fundmi edhe Erës që ka mbushur vetëm një muaj, thotë se në fillim ka pasur frikë që ajo nuk do të duhet shumë nga dy fëmijët e parë të tij por tashmë ata e përqafojnë atë më t’u kthyer nga shkolla dhe kopshti.

Ndërkaq, atij i vjen keq që me datën 13 të këtij muaji nuk ka arritur që të jetë pjesë e një spektakli humanitar për Argjirën, një vajzë kjo që vuan nga leukemia akute, për shkak të një rezervimi që ka bër muaj më parë.

“Po marrë pjesë në spektakle humanitare. Për fat të keq kam qenë i ftuar edhe në spektaklin humanitarë për të ndihmuar Argjirën por për shkak se jam marrë vesh që të këndojë në Rinora 4 më 13 dhjetor shumë muaj më parë nuk kam mundur të shkojë. Por, pjesë e këtij spektakli pritet të jetë babi (Sabri Fejzullahu)”.

UBT

Realisht Ermali nuk do të pushojë as për festat e fundvitit pasi që ka thënë se do të këndojë jashtë Kosovës, madje për tri netë do të jetë i angazhuar në tri shtete të ndryshme.

“Në natën e Vitit të Ri do të jem i angazhuar në Gjermani, mandej në Prishtinë kurse në fund do të jem i angazhuar në Tetovë”.

Nga të gjitha këto, Ermali thotë se më së shumti e lodhin udhëtimet sesa kënga, edhe pse ai këndon “live”.

Ai thotë se kohën e lirë, kur i del ajo, gjithmonë e kalon me familjen e tij përderisa është duke menduar që të humbet edhe pak kilogram.

“Më të thonë të drejten jam duke menduar që të humbas pak kilogram dhe për këtë duhet me e ndal pak gojën dhe dhashtë Zoti që sa më shpejt të dobësohem pak. Mendoj të përdori një dietë të kombinuar më pak ushqim dhe që do të fillojë që nga janari i vitit 2014. Por, prapë së prapë edhe pse jam më në trashësi mendojë se njerëzit e donë vlerën dhe kënga ime e fundit e lansuar në youtube.com edhe pse ka pak javë që është lansuar ka 200 000 klikime”, thotë Ermali.

Edhe pse nuk ka lansuar album që nga viti 2009, Ermali nuk është pishman për këtë gjë pasi që mendon se albumet nuk të sjellin të ardhura fitimprurëse.

“Besoj që ka kaluar koha e albumeve, jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj por unë vazhdimisht bëj këngë të reja, për çdo vit të cilave ua realizojë edhe videoklipet. Por, besoj që verës do të sjell një kompilacion të këngëve hite në formë albumi”, ka thënë në fund të kësaj bisede Ermal Fejzullahu.