Fundamenti

Ermal Fejzullahu : Për të fituar para laja makina në Londër

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Ermal Fejzullahu ka qenë pjesë e ekraneve tona televizive për më shumë se një dekadë e gjysmë. Ai nisi karrierën e tij muzikore si fëmijë, sigurisht i ndikuar paksa edhe nga babai i tij, këngëtari Sabri Fejzullahu.

Por pak kush e ka ditë, që ai një kohë për të fituar para ka larë makina dhe atë në Londër. Këtë gjë ai e bëri të ditur në njërin nga programet festive ku iu kërkua të lante makina si lloj sfide.

Uji Dea

Ai me këtë rast tha se kjo kërkesë ka qenë e lehtë për të pasi që gjatë kohës kur ai ishte 16 vjeç dhe jetonte tek daja në Londër nuk ka dashur të kërkoj para nga babai por ka vendos të punojë si makina larës për t’i fituar vetë ato.

Ermali ka sjellë edhe për këtë festë këngë të reja, të cilat janë plotësisht ndryshe nga ato që na sillte në fillim të karrierës. Tashmë të gjitha këngët e tij i takojnë zhanrit popullore dhe folk. Ndoshta kështu ka më shumë para. /Indeksonline/