Fundamenti

Erioni mbeti plagë që nuk harrohet kurrë nga prindërit dhe familjarët e tij

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Thonë, fëmijët janë pjesa më e dhimbshme e njeriut. Ata janë shpirti dhe zemra e prindërve. Janë e ardhmja e njeriut. S’ka pasuri më të madhe se fëmijët. Fëmijët ta shtojnë dashurinë ndaj punës e jetës. Të bëjnë krenar në botë. Për fëmijë, njerëzit japin jetën. Pra, fëmijët janë pasuria më e madhe dhe më e dashur në jetë. Lumë kush ka fëmijë! Jo vetëm kaq. Shaban Foniqi, nga Karaçeva e Kamenicës, me banim në Francë, tash e nëntë vjet jeton me dhembje. Dhimbja e tij është e rëndë, sa nuk i hiqet dot nga mendja. I mungon Erioni i vogël 8-vjeçar. Tash e nëntë vjet i mungon Erion Foniqi, djaloshi e njomaku i tij. I mungon dhe, mungesa e tij akoma është prezente tek familjarët e tij dhe më gjerë. Pse jo?

Erioni ishte nxënës i shkollës fillore në fshatin në fjalë. Një ditë marsi (18 mars 2009), gjer sa ai kthehej nga shkolla, në rrugë i dalin një turmë qensh, të cilit trupin e tij ia shqyejnë dhe ia bëjnë copa-copa. Kjo datë ishte më 18 marsin e vitit 2009. Datë e dhimbshme dhe e paharruar. Pra, tash e 9 vjet më parë. Ai (Erion Foniqi) sapo kishte filluar t’i mësojë shkronjat shqipe. E nisi shkollimin me vullnet. Shkonte në shkollë dhe u kthente plot gaz jete. Por, akoma nuk kishte arritur ta bëjë ndonjë foto të fundvitit me shokët e klasës.

Tek Erioni vërehej një fëmijë komunikues dhe shumë i afërt me shokë. Ai rritej ngadalë dhe “piqej” nga prindërit që e donin shumë. E donin, sepse ishte fëmijë i dashur dhe i zgjuar. E donin pa masë, si nëna Elmazja, bijë e Nasalës, po ashtu e donte edhe babai Shabani, prindi i tij nga Karaçeva. Por, ja si ngjau me jetën e tij. Jetën ia morën qentë endacakë, të cilët i dolën në rrugë dhe e kafshuan për ta lënë të vdekur. Nuk ka dhimbje më të madhe se kjo tragjedi që i ngjau Erionit të vogël. Nuk ka dhe, nuk do të duhej të kishte më kësofarë tragjedish të dhimbshme. Kjo vdekje para kohe e tij, la dhimbje, trauma, lotë dhe kujtime të paharruara, të cilat dhembje po ndjehen edhe sot e përgjithmonë në familjen e tij.

E, prindërit e tij, nga ky rast tragjik dhe shumë i prekshëm, ikën në Francë nga frika se mos po ngjan edhe ndonjë “rast” i tillë edhe tek dy fëmijët e tjerë si viktima të qenëve endacakë të këtij lokaliteti.

Në atë ditë varrimi të Erionit, mori pjesë edhe autori i këtyre radhëve. Nga afër ka parë se si të afërmit dhe të tjerët qanin, vajtonin dhe s’pati njeri që nuk derdhi lotë. Ishin këta lotë e dhimbjes së madhe. Aty, në varrim erdhën me qindra e mijëra qytetarë nga mbarë Kosova.

Hidromorava

Nga ky rast i rëndë, mezi dilnin fjalët ngushëlluese, sepse dhimbja e madhe dhe tragjike ua kishte mbyllur gojën. Tash fjalët heshtnin, lotët shkonin zvarr… Qytetarët afroheshin dhe nënshkruheshin para fytyrës së Erionit për t’ia dhënë lamtumirën e fundit duke u shprehur: “O zot, ruajna nga kjo e keqe”! Ju prindër, durojeni dhimbjen, se sot e keni më së rëndi. Zoti ju ndihmoftë!”

Dhe, sa herë vijnë prindërit e Erionit në vendlindje, Karaçevë, atyre nuk u ndalet loti. Nuk shkojnë në shtëpi pa u kthyer tek varri i djalit të tyre, Erionit, ku në pëllakën përkujtimore shkruhen këto fjalë:
”Çdo vit pranvera sjell lule, por te ne sjell kujtimin e asaj dite të zezë, kur vdekja të mori duke shkuar në shkollë. Humbja jote është plagë që nuk shërohet kurrë!”

Shaban Foniqi, prindi i Erionit, sot shton: “Sa herë vij në Kosovë, zemra më ligështohet dhe ndjehem shumë keq. Keq, për faktin se, nuk ka më vështirë se djali 8-vjeçar të mungojë. Sot Erioni im do t’i kishte 17-vjeç. Ai sot do të ishte një shkollar i mirë, këtë që e prisja qysh nga mosha e re e tij. Por, ja vdekjes s’mundet njeriu t’i dalë përpara. Ajo të merr dhe kur nuk e mendon se vjen. Është vdekje pa adresë. Por, kjo vdekje më ka “krijuar” shumë dhimbje trupi. Kjo është një vdekje tragjike dhe shumë e rëndë. Po më duket se nuk ka “ilaç” të më shërojë, por po mundohem çdo ditë këtë dhimbje ta lagoj nga vetja. O Zot! – nuk paska më rëndë se kjo që i ngjau djalit tim, i cili tash e 9-të vjet na mungon. E patëm të parin e jetës. E rritëm si dritën e syve, por …

Pas kësaj tragjedie, e mbyllëm shtëpinë dhe me dy fëmijëve tjerë ikën në botën e jashtme. Tani jetoj në Francë ku kam kërkuar azil, sepse nuk mundem të jetoj këtu, sepse akoma më janë dhembjet dhe traumat e kësaj “ngjarje” tragjike dhe fatale në familjen time. Por, edhe pas kësaj jete, unë, sa herë vij në përvjetorët e këtij rasti tragjik, nuk shkoj në shtëpi, por kthehem te varri i Erionit tim që mungon dhe “prehem” duke u shkri në vaj. Nuk paska më vështirë se ta përjetosh një tragjedi të tillë, e cila më ka shkaktuar dhembje dhe trauma jete. Por, njeriu qenka më i fortë se guri, jeta duhet të vazhdojë…”/tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.