Erërat e forta dëmtojnë 80 pullaze të shtëpive në Kamenicë
Gjilan – Ruzhdi Qehaja drejtor për mbrojtje dhe shpëtim tha për rajonipress se si pasojë e erërave të forta gjatë natës së mbrëmshme janë dëmtuar mbi 80 shtëpi në Kamenicë. Gjendja më e rëndë paraqitet në Muqivërcë dhe Busavatë.
Erërat e forta që kanë mbretëruar natën e kaluar (e enjte) kanë dëmtuar disa pullaze të shtëpive në Kamenicë dhe fshatra të saj. Ruzhdi Qehaja drejtor për mbrojtje dhe shpëtim tha për rajonipress se si pasojë e erërave të forta gjatë natës së mbrëmshme janë dëmtuar mbi 80 shtëpi në Kamenicë. Gjendja më e rëndë paraqitet në Muqivërcë dhe Busavatë.
Qehaja tha se një stallë e lopëve është e dëmtuar plotësisht në Muqivërcë kurse një shtëpi është e dëmtuar rëndë në fshatin Busavatë. “Ekipet tona janë në teren dhe po vazhdojnë me evidentimin e dëmeve. Realisht vërshime s`ka pasur , por erërat e forta kanë sjellur dëme për këtë komunë e cila pritet edhe të kërkojë ndihmën e nivelit qendror” tha Qehaja./rajonipress/


