Mobi Casa

Erë aparteidi në Izrael

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rezultatet e një anketimi, të publikuara në fund të tetorit, treguan se dallimet në shoqërinë izraelite po rriten gjithnjë e më tepër. Shumë izraelitë kanë pikëpamje radikale ndaj bashkëqytetarëve të tyre arabë, por dhe ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.

“Shumica e izraelitëve e përkrahin regjimin e aparteidit në Izrael”, ishte titulli i komentit të gastrit të njohur, por edhe të kontestuar, Gideon Levy, që u botua në gazetën ditore izraelite ‘Haretz’, në fund të muajit tetor. Madje edhe vetë titulli i tekstit të tij shkaktoi reagime të ashpra në Izrael.

Në fakt, teksti ka të bëjë me rezultatet e publikuara kohë më parë të një anketimi për qëndrimet e çifutëve izraelitë ndaj shtetit të Izraelit, dhe ndaj palestinezëve që jetojnë në zonën e Bregut Perëndimor.

Ky anketim tregoi se 69 përqind e të pyeturve konsideronin se palestinezëve duhet t’iu merret e drejta e votës, po qe se Izraeli e anekson atë zonë.

Po ashtu, 74 përqind e të anketuarve mendonin se nëpër zonat e okupuara do të ishte mirë që të ndërtoheshin autostrada të ndara, nëpër të cilat do të mund të qarkullonin ndaras çifutët e ndaras palestinezët.

Tutje, po ky studim tregon se, 38 përqind e të anketuarve “mund të paramendonin” që Izraeli të aneksojë zonën e Bregut Perëndimor, përderisa – njëkohësisht – 48 përqind e tyre u shprehën kundër kësaj gjëje.

Qëndrime raciste

Rezultatet e studimit trazuan në masë të madhe opinionin publik në Izrael, kështu që tani shumëkush atje shtron pyetjen: A munden rezultatet e një anketimi si ky të dëshmojnë se izraelitët e pyetur e mbështesin një sistem të ngjashëm si aparteidi, respektivisht, një politikë të diskriminimit?

“Qysh tani në ajër po ndjehet era e aparteidit. Ky regjim është i mundur në Izrael”, thotë biokimisti nga Universitetit i Jerusalemit, Amiram Goldbloom, njëri prej autorëve të këtij studimi.

Pas kritikave të ashpra në llogari të komentit të publikuar, redaksia e gazetës ‘Haretz’ e ndërroi titullin e tekstit të Levy në: “Në rast të aneksimit të Begut Perëndimor, shumica e izraelitëve do t’ua hiqte palestinezëve të drejtën e votimit”.

Mirëpo, studimi i përmendur nxori në pah edhe qëndrimet, si këto në vazhdim: 49 përqind e të anketuarve konsiderojnë se shteti do të duhej të shqetësohej më shumë për çifutët se për arabët; 42 përqind e tyre nuk i dëshirojnë arabët as për fqinj; dhe po aq është përqindja e atyre që nuk dëshirojnë që fëmijët e tyre të shkojnë në të njëjtën klasë me fëmijët arabë.

Nga gjithë kjo del se një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë izraelite mban qëndrime që mund të përshkruhen jo vetëm si nacionaliste, por edhe si tejet raciste”, pohon Levy.

Fundamenti

Reagime të ashpra në internet

Shumë letra të lexuesve, të cilat ndërkohë u publikuan në internet, tregojnë qartë se deri në ç’masë është ndarë shoqëria izraelite. Përderisa disa prej tyre, autorëve të studimit ua shohin për të madhe përfshirjen tepër të vogël të numri të të anketuarve (vetëm 503); disa të tjerë pohojnë e rezultatet për sa i përket racizmit dhe jotolerancës do të ishin pothuajse të njëjta edhe po të ishin anketuar palestinezët; ndërkohë që të tjerët konsiderojnë se rezultatet e studimit e tregojnë vetëm gjendjen faktike, gjegjësisht, të vërtetën dhe realitetin.

Të gjithë pajtohen në një gjë: se raporti ndaj palestinezëve varet nga përkatësia religjioze e të anketuarit. Në të vërtetë, studimi tregoi edhe atë se pjesëtarët e bashkësive ultra-ortodokse çifute shprehin mosdurimin më të madh ndaj palestinezëve, përderisa çifutët ortodoksë pak më pak.

“Me fjalë të tjera, mund të përfundohet se Izraeli më nuk është një shtet unik, siç ishte deri në vitet e 70-a të shekullit të kaluar. Që prej atëherë e djathta politike është forcuar vazhdimisht, e shoqëria ka filluar të ndahet”, pohon Amiram Goldbloom.

Si Goldbloom mendojnë edhe shumë të tjerë.

“Për shumicën e izraelitëve shteti është parakusht për një jetë dinjitoze. Por, nga ana tjetër, shumë çifutë religjiozë janë në pritje të ardhjes së Mesisë, i cili do të duhej të ndërtonte sërish tempullin e djegur para 2,000 viteve. Mirë kjo, por ata janë pakicë”, thotë për DW, ambasadori i dikurshëm i Izraelit në Gjermani, Avy Primor.

Një shoqëri i ndarë

“Po qe se çifutët ultra-ortodoksë arrijnë ta marrin pushtetin dhe fuqinë, atëherë demokracia do të zhduket, njësoj sikurse edhe liria e shprehjes. Gratë më nuk do të jenë të barabarta me burrat, pakicat nuk do të kenë kurrfarë të drejtash, ndërsa ndaj homoseksualëve do të sillen si ndaj kafshëve. E, se si do të silleshin në një shtet të tillë ndaj joçifutëve, për këtë as që dua të flas”, shprehet shkrimtari David Grossman, fitues i Çmimit për Paqe të librarëve gjermanë.

Me fjalë të tjera, dallimet ndërmjet grupeve të caktuara religjioze dhe sekulare, dhe të pikëpamjeve të tyre rreth Izarelit, po thellohen gjithnjë e më tepër. Sa i përket mendimeve të tyre për arabët, gjegjësisht për palestinezë, dhe për bashkimin eventual të territoreve të aneksuara, në të cilat ndodhen shumë koloni çifute, del se – tash për tash – shumica e izraelitëve janë kundër. Por, nëse konflikti ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve nuk zgjidhet, atëherë ekziston mundësia e një përkeqësimi radikal të raporteve.

“Situata aktuale paraqet një terren të përshtatshëm për sukses të partive dhe të qëndrimeve radikale në Izrael”, thotë Amiram Goldblum.

E nëse nga kjo situatë e krijuar pastaj vërtet do të krijohej një regjim i aparteidit, apo nëse ai është zhdukur që tani, për këtë në Izrael momentalisht po diskutohet me të madhe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.