Erdogan vë në qafë flamurin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sa herë që kryministri turk Rxhep Taip Erdogan e përmend Kosovën, menjëherë ka reagime të shumta. Kjo u vërejt së fundi gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Në debate të ndryshme Erdogan është cilësuar si njëri prej mbështetësve të mëdhenj të Kosovës, por edhe është akuzuar për ambicje prej “sulltani” neotoman.

Fundamenti

Por, Erdogan nuk e ka fshehur afërsinë e tij me Shqiptarët dhe me Kosovën.

Kjo shihet edhenë këtë foto që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, e cila është bërë në Finlandë. Gjatë takimit me shqiptarët, kryeministri turk vuri në qafë një flamur të Kosovës.