Eranda Isufi: KVRL do t`i përmirësojë mangësitë

Gjilan – KVRL në Gjilan ka mbajtur takimin koordinues me OJQ-të pjesëtare të KVRL-së. Eranda Isufi kryetare e KVRL-së ka thënë se do t`i përmirësojnë mangësitë dhe do të bashkëpunojnë ngushtë me të gjithë partnerët.
Në këtë takim u diskutua për funksionet e secilës dhe mundësitë e bashkëpunimit më të madh në mes vete duke u munduar t`i përmirësojmë mangësitë.
Gjithashtu u tha që takimet konsultative më të shpesh në mes vete, evidentimi dhe shqyrtimi i problemeve, bisedimet në lidhje me kapacitetet e OJQ-ve do të rezultonin në rritjen e performanses së rinisë, funksionimit më të mirë si rrjet dhe mbështetje për bashkëpunim më të frytshëm në të ardhmen ka thënë Isufi./rajonipress/