FITORJA

Era shkul drunjtë – dëmtohen tri vetura

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Një lis gjigantë është shkul nga era e madhe e cila pastaj ka dëmtuar tri vetura që ndodheshin në parkingun përballë spitalit. Sevdail Kastrati pronar i Mercedesit të dëmtuar tha se fatmirësisht nuk ka pasur as qytetar e as fëmijë në kohën kur lisi ka rënë mbi vetura.

Si pasojë e erës së fort që ka mbretëruar në Gjilan është nxjerr nga rrënjët një lis gjigant përballë spitalit të Gjilanit, saktësisht në ish parkingun e banesave të Moravës së Binqës. Në parkingun e këtyre banesave ndodheshin tri vetura gjatë momentit kur lisi ka rënë fuqishëm mbi to.

Lisi gjigant ka dëmtuar rëndë dy vetura derisa njërën më pak. Pronari i Mercedesit të dëmtuar dr. Sevdail Kastrati tha për rajonipress se vetura e tij është dëmtuar bukur shumë , derisa punëtorët e Ecohigjienës bënin përpjekje për ta hequr Mercedesin nga kthetrat e lisit.

Uji Dea

Kastrati tha se fatmirësisht në momentin kur lisi gjigant ka rënë mbi vetura nuk ka pasur as kalimtarë rasti e as fëmijë duke lozur.

Sipas Kastratit ky lis është dëmtuar natën e Vitit të Ri , kur një veturë kishte goditur të njëjtin lis dhe realisht fryma vetëm sa e ka ndihmuar të bjerë në tokë tha Kastrati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.