Fundamenti

Era e fundit në Kamenicë ka shkaktuar dëme në vlerë të 300 mijë eurove

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ruxhdi Qehaja nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim tha për rajonipress se nga era e fundit që përfshiu Kamenicën dhe fshatrat e saja konsiderohet se dëmi arrin në 300 mijë euro. Mbi 80 shtëpive u janë dëmtuar pullazet, tri shtëpi janë dëmtuar rëndë në Busavat kurse në Shipashnicë është dëmtuar xhamia e fshatit.

Era e fuqishme që përfshiu Kamenicën dhe disa fshatra ka shkaktuar dëme të konsiderueshme të pullazeve të shtëpive. Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim e Kamenicës sipas vlerësimeve të saj nga tereni ka konstatuar se mbi 80 shtëpi i kanë kulmet e dëmtuara. Vlera e dëmit sipas Ruzhdi Qehajës drejtor për mbrojtje dhe shpëtim arrin në mbi 300 mijë euro.

UBT

Qehaja tha për rajonipress se kjo shumë është e papërballueshme për Komunën e Kamenicës.”Ne jemi duke u përgatitur me shënime të sakta dhe shumë shpejt do t`i deponojmë dëmet dhe vlerën e saktë të tyre në Ministrinë e Punëve të Brendshme e cila pastaj ua shpërndanë ministrive përkatëse. Besoj që Ministria e Pushtetit Lokal duhet të bëjë kompensimin e dëmeve” tha Qehaja.

Qehaja tha se janë tri shtëpi në Busavatë që janë dëmtuar tërësisht dhe xhamia në Shipashnicë e cila është plasaritur shumë. “Në fillim ka qenë Kryqi i Kuq ai që ka ndihmuar disa familje, por këto ndihma të përkohshme nuk janë të mjaftueshme që banorët e goditur ta kalojnë këtë situatë” tha Qehaja./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.