Uji Dea

Eqrem Kryeziu : Ku mbeti besa?!

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Thotë se përfaqësuesit e LDK-së nuk kanë asgjë personale ndaj presidentes Atifete Jahjaga, por insistojnë që të respektohet marrëveshja ndërmjet tre liderëve.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Eqrem Kryeziu, thotë se është e papranueshme gjendja kur një marrëveshje politike shkelet me të ‘katër këmbët’.
“Nëse gjëja e parë në botë që do të duhej t’ua mësonin shqiptarët të tjerëve është që fjala e dhënë nuk shkelet kurrë. Këtë leksion e kemi dhënë ne shqiptarët gjatë historisë”, ka thënë Kryeziu, për “Tribuna Shqiptare”.

RCCOLA

Sipas tij, pa u sqaruar çështjet e marrëveshjes së lartpërmendur, është vështirë të paramendohen hapa të tjerë për ndonjë marrëveshje tjetër për çështjen e presidentit, ose për ndryshimin e koalicionit qeveritar.

“Ne nuk mund të mërzitemi a do t’ju hahet kompiri në aksham a pasuli në sabah”, ka thënë Kryeziu, i pyetur se si do të vepronte LDK-ja, në rast se nënshkruesit nuk e respektojnë marrëveshjen për presidentin.