Fundamenti

Epoka e vëllezërve Batatina dhe shkëlqimi i KF “Llapi” të Podujevës

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

(Me rastin e 93-vjetorit të themelimit të Klubit Futbollistik “Llapi” të Podujevës)

Pas përfundimit të luftës çlirimtare të viteve 1998-1999, shumë qytete dhe fshatra të Kosovës mbetën të rrënuara dhe të drobitura shpirtërisht.

Njerëzit, me plagë të hapura në shpirt e zemër të thyer, mundoheshin të rindërtonin jetën, ndërsa sportistët e shumtë, të dërrmuar nga pasojat e luftës, shihnin te klubet e dikurshme të vetmen mundësi për afirmim dhe shpresë.

KF Llapi i Podujevës, që sot shënoi 93-vjetorin e themelimit, e priti fazën e pasluftës me vështirësi të mëdha: pa bazë materiale, pa fonde, pa pajisje, pa kushte minimale.

Ekzistonte vetëm dëshira e zjarrtë për ta mbajtur aktiv, KF.” Llapi” të legjendarëve Fadil Vokrri, Esat Mehmeti, Shukri Paçarada,Selatin Vokrri, Shukri Shabani e të qindra emrave tjerë që nëpër dekada e lanë me djersë fanellën e kësaj skuadre.

Mbase klubi do të ishte shuar, sikur të mos i hapnin qeset e tyre afaristët vullnetmirë Ragip Mustafa, Ahmet Zejnullahu, Nexhat Dumnica dhe donatorë të tjerë llapjanë.

Sigurisht, krijimi i klubeve të reja si KF “Hysi” dhe KF “Besiana” ndikoi në demotivimin e këtyre kontribuuesve të hershëm. Ata, në heshtje u tërhoqën, duke menduar se puna e tyre nuk po vlerësohej sa duhet.

Stadiumi që dikur njihej si “i qytetit” ishte shndërruar në një moçal të përhershëm me baltë e ujë. Edhe në ato kushte të mjerueshme, futbolli nuk ndalej – luhej jo për rezultat, por për mbijetesë dhe nder.

Mungonin gjërat më të domosdoshme: këpucët e përshtatshme, bankinat dhe topat cilësorë. Por vullneti i çeliktë dhe dashuria për lojën ngadhënjente mbi të gjitha pengesat.

Në fushë çdoherë paraqiteshin 11 djem të vendosur që të ruanin nderin e kësaj skuadre që dikur i kishte dhënë emra të mëdhenj futbollit kosovar dhe atij jugosllav.

Vitet ’90 dhe fillimi i viteve 2000 janë dëshmi e gjallë e qëndrueshmërisë kombëtare. Sporti në Kosovë, veçanërisht në Podujevë, mbijetoi edhe atëherë kur vendi ishte nën okupim të plotë.

UBT

Pas përpjekjesh të gjata dhe betejash të shumta, KF Llapi u ringjall si feniksi nga hiri. Në skenë edhe pse ende të rinj me guxim të pashoq u shfaqën vëllezërit Tahir, Bejtush, Beqir dhe Amrush Batatina.

Me përkushtim të rrallë, ata morën mbi vete barrën financiare të klubit, duke investuar seriozisht në infrastrukturë moderne dhe staf të kualifikuar.

Përveç investimeve, ata arritën të krijojnë një frymë të vërtetë sportive, të mbështetur në përkushtim, vizion dhe korrektësi. Në skuadër sollën futbollistët më të mirë të vendit.

Kur ekipi nisi të shënoi rezultate të kënaqshme angazhuan lojtarë edhe jashtë Kosovës.

KF Llapi, nga një skuadër që dikur luante në baltë, sot konsiderohet si klub elitar i Superligës së Kosovës.

Stadiumi “Zahir Pajaziti”, që mban emrin e njërit prej bijve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shndërruar në arenë të vërtetë të futbollit vendor dhe atij ndërkombëtar.

KF Llapi ka fituar dy herë Kupën e Kosovës (2021 dhe 2022), si dhe një herë Superkupën (2021).

Po ashtu ka marrë pjesë edhe në katër ndeshje ndërkombëtare të organizuara nga UEFA, duke regjistruar dy barazime dhe dy humbje.

KF Llapi, që dikur luante në livadhe, sot, falë punës kolosale të vëllezërve Batatina, është shndërruar në një emër të njohur të skenës së futbollit evropian.

Vëllezërit Tahir, Bejtush, Beqir dhe Amrush Batatina, të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe me investime prej miliona eurosh e ngritën KF. Llapin në majat e futbollit kosovar, tashmë meritojnë përkrahjen e Komunës së Podujevës dhe të bizneseve të saj, në mënyrë që kjo barrë kaq e madhe të mos rëndojë vetëm mbi supet e tyre.

Mirënjohje e përjetshme profesionalizmit dhe punës së palodhshme të vëllezërve Batatina!/arif ejupi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.