UBT

Enver Ukshini rizgjedhet kryetar i AKR-së në Viti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti, Enver Ukshini është rizgjedhur sërish kryetar i AKR-së në Viti. Në Kuvendin e tretë zgjedhor të mbajtur të dielën ka dalur edhe kryesia e re 17 anëtarëshe.

Në këtë Kuvend ka marrë pjesë edhe kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli, i cili ka thënë se dega e AKR-së në Viti, me organizimin e zgjedhjeve brenda partiake si dhe me kuvendin zgjedhor, ka dëshmuar për proceset demokratike brenda AKR-së dhe si e tillë kjo degë mund të jetë mësim për degët tjera të kësaj partie.

Ai ka thënë se kuvendi zgjedhor i AKR-së do të sjellë risi dhe do ta përgatisë partinë për sfidat që e presin në të ardhmen.

Hidromorava

Ndërsa Vegim Gashi, nënkryetar i AKR-së, ka thënë se kjo parti i ka hyrë procesit zgjedhor për tu përgatitur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, nacionale dhe lokale dhe se ky proces zgjedhor brenda partisë pritet të përfundoi në tetor.

Kurse kryetari i degës së AKR-së në Viti, Enver Ukshini, ka thënë se dega e AKR-së në Viti, është dega e parë në nivel vendi që përfundon procesin zgjedhor duke respektuar gjitha rregullat dhe kriteret për zgjedhje partiake./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.