ARKATANA

Enver Hasani thotë se është shantazhuar për gjashtë muaj

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Enver Hasani thotë se në vazhdimësi është kërcënuar dhe shantazhuar por këtë çështje ia ka lënë drejtësisë.Edhe me rastin e fundit të një vajze në fakultet, ai ka thënë se është shantazh i pastër.

“Goditja me një vajzë është bërë pasi është bërë koalicioni. Për 6 muaj unë jam kërcënuar vazhdimisht. Nuk merrem me këtë çështje sepse nuk luaj rolin e gazetarit e të policit. Unë i besoj sistemit të drejtësisë. Po pa asnjë diskutim. I pastër. Është mirë organet e drejtësisë të merren me atë punë”, ka thënë Hasani.

Enver Hasani: Gjykata Kushtetuese u sulmua me gjuhë të ashpër

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka rrëfyer në emisionin “Betimi për Drejtësi” gjithë kronologjinë e ngjarjeve të gjendjes politike dhe vendimeve që mori Kushtetuesja në dy raste pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

“Nga këndvështrimi i qytetarit të rëndomtë, ai është diskursi i krijimit të një koalicioni zgjedhor por nga këndvështrimi i kushtetueses është theksi i Kushtetuës që çon peshë. Në këta fazë, Gjykata ka marrë dy aktgjykime me të cilat janë interpretuar dispozitat për konstituimin e institucioneve, inaugurimin apo quajeni si të doni”, ka thënë Hasani.

Hidromorava

Ai ka përmendur “debatin e ashpër” që është zhvilluar përgjatë një periudhe më se pesë mujore, karshi komunitetit juridik të vendit.

“Është krijuar një debat i ashpër, një diskurs me terma joracional sidomos për komunitetin juridik”, ka thënë ai.

Komentet që vinë nga politikaët ose analistët që nuk kanë profesion të afërt, duhet

“Ne i kemi dhënë diskrepcion në kuptim pozitiv, ne kemi interpretuar mandatin e shefit të shtetit duke kornizuar një sërë kriteresh që shefi i shtetit duhet t’i ketë në rastin e caktimit të mandatarit. Në asnjë rast nuk jemi marrë me numra, jemi marrë me numra që duhen për konstituim të Parlamentit. Kjo ka qenë esenca e problemit tërë kohën”, ka thënë Hasani duke folur tutje për çështjen e interpretimit të dy rasteve për situtatën politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.