Fundamenti

Enver Hasani rizgjidhet kryetar i Kushtetueses

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Enver Hasani është rizgjedhur kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Hasani do të fillojë mandatin e tij të ri në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më 26 qershor 2012, kur edhe përfundon mandati i tij i parë.

Në njoftimin për media të Gjykatës thuhet se në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në seancën e mbajtur më 14 maj 2012, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka zgjedhur kryetarin aktual të saj, Prof. dr. Enver Hasani, që të shërbejë për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Uji Dea

Ndryshe, neni 112 i Kushtetutës së Kosovës thekson se Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë gjyqtarë. /Telegrafi/