HW

Enver Hasani: Kushtetuta i lejon vetëm Vetëvendosjes të propozojë qeverinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se edhe nëse Vetëvendosje nuk mund të ndërtojë një koalicion qeverisës, Kushtetuta nuk e lejon që subjektet tjera të bëhen bashkë e të ndërtojnë qeverinë.

Hasani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se disa kushtetuta tjera siç është ajo e Maqedonisë Veriore e lejojnë që partitë tjera përjashtuar partinë e parë që ka dalë në zgjedhje, të formojnë qeverinë por sipas tij në Kosovë kjo nuk lejohet në bazë të Kushtetutës.

Ai ka thënë se edhe nëse ekzistojnë nënshkrime për të formuar shumicën nga partitë tjera jashtë Vetëvendosjes “është paragjykim se ata do ta votojnë qeverinë dhe kryeministrin tjetër”, përcjell Telegrafi.

HW

“Ku e dimë ne nëse ata deputetë që nënshkruajnë do ta votojnë shumicën tjetër”.

Hasani ka sqaruar se partia që ka dalë e para në zgjedhje, në këtë rast Vetëvendosje, ka të drejt të propozoj edhe një kandidatë të dytë për kryeministër nëse i pari dështon të merr shumicën e thjeshtë prej 61 votave në Kuvend.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese që në kohën e VLAN-it rrëzoi Isa Mustafën nga posti i kryetarit të Kuvendit, thotë se nga viti 2014 gjithçka është e çartë kush e ndërton qeverinë dhe sipas tij më askush nuk ka provuar të veprojë ndryshe./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.