Enver Hasani e Enver Hoxhaj – profesorët e munguar
Kryetari i OS “Paqja studentore”, Ekrem Zajmi, ka thënë se ka shumë profesorë të cilët mungojnë në ligjërata me studentët, pikërisht për shkak të angazhimit në disa vende të punës, por, sipas tij, më të ‘zellshmit” në këtë drejtim janë Enver Hasani, i cili kryen edhe punën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, dhe Enver Hoxhaj, ministër i Arsimit. I pari ka qenë edhe rektor i UP-së, kurse i dyti ishte ministër i Arsimit, shkruan koha.
Sidoqoftë, Zajmi ka thënë se studentët e Filozofikut dhe ata të Juridikut, i kalojnë më shumë se një vit dhe nuk i takojnë asnjërin, edhe pse janë të angazhuar në këto fakultete.
Dekani i Filozofikut, Bujar Dugolli, ndërkaq, nuk e ka mohuar çfarë kanë deklaruar studentët, por ka thënë se Enver Hasani s’është profesor i rregullt në këtë fakultet, derisa për Enver Hoxhajn ka theksuar se është i rregullt, porse aktualisht e ka të ngrirë kontratën, derisa të jetë i angazhuar si ministër në Qeveri.