Mobi Casa

Entuziazëm i madh në Pejë për Haradinajn, shumë mbështetës mbetën jashtë sallës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tubimi i AAK-së dhe PSD-së ishte planifikuar në ambient të hapur në Pejë, ku prezent do të ishte edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. Mirëpo, për shkak të motit të ligë, tubimi u zhvendosë në një sallë të mbyllur në qytetin e Pejës.

Përkundër hapësirës së sallës, shumë qytetarë, mbështetës të AAK-së dhe PSD-së, mbetën jashtë.

Kryeministri Haradinaj, mbajti një fjalim brenda sallës, ku në fund kërkoi falje për ata që s’mundën të hyjnë brenda për shkak të numrit të madh të njerëzve.

FIDANISHTJA

Haradinaj, iu drejtua Dukagjinit nga Peja, duke kërkuar mbështetjen e tyre më 6 tetor.
Ai tha se situata është e tillë, ndërsa zgjedhjet që po vinë i përshkroi si referendum.
“Jam në situatë që pa Dukagjinin nuk mundem me fitu, se pa të dashtë shtëpia, nuk të do vendi. Unë i du njerëzit e partive politike në Pejë, edhe të LDK-së, edhe të Vetëvendosjes, edhe të PDK-së”, tha Haradinaj.

Tutje, ai theksoi se ka respekt për anëtarët e secilës parti në Pejë, por kësaj radhe tha se duhet mbështetur koalicioni, të cilit i prinë ai.

“Nuk kam gjë kundër, vëllezër e motra jemi, po Dukagjin kësaj here po shkojmë si kemi ditë me shku kur ka qenë zor. Po bëhem bashkë për 119 për 100% Kosovë”, tha në fund Kryeministri Haradinaj.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.