Enkelejda, bijë e Shqipërisë, nuse e zonja e Gjilanit…
Gjilan – I madh e i vogël e njohin Enkelejda Arifin, këngëtare nga Gjilani. Ajo është njëra nga këngëtaret më të zëshme të ditëve tona. Atë e sheh herë në skenën e Teatrit, zyrtare për kulturë, por atë e sheh edhe në disa ekrane televizive duke kënduar këngë popullore.
Pra, Enkelejda Arifi ka bërë emër në jetën muzikore. Muzika dhe ajo janë Një art i pandashëm. Pse jo? Edhe pas këngës, ajo punon dhe është zyrtare për kulturë në Gjilan. Prej krejt punës së saj “artistike”, ajo jeton me tingujt, melodinë, ritmin e me “shijet” tjera të muzikës. Kjo artiste e këngës është e ardhur para disa viteve nga Shqipëria, në Kosovë (Gjilan). Prandaj, këtu fillon rrëfimi i saj prekës dhe plot ngjarje rrëqethëse.
Ajo e përjetoi këtë kohë pa kohë. Ishte një kohë e përndjekjeve të popullatës shqiptare. Enkelejda e “këndon” këtë kohë për t’mos thënë se e vajton këtë kohë të dhimbje që ka “grimca” të mëdha historie… Sepse, si pati shtuar ajo, në një kohe të kaluar, familjet shqiptare bashkëshortore i ndanin dhe, nga kjo ndarje, pësonin fëmijët, të cilët mbetnin as andej e as këndej, ndërsa, meshkujt i burgosnin, e vajzat (femrat) i kthenin pas. Ajo i shpëtoi kësaj kohe duke u gjendur në Tiranë, Durrës e Zvicër, e më vonë erdhi në Gjilan.
Në Gjilan zuri vend e “kuvend”. Ajo tash jeton në Gjilan dhe këndon si artiste e këngës Çame. Enkelejda sot është e djeshmja, por më e “rritur” në profesion, në karrierë dhe më e pasur me miq dhe adhurues të artit të këngës. Kjo është fakt. Fakt është se ka shumë miqësi, shumë shoqe e shokë. Kjo e bën atë të jetë artiste e vërtetë e këngës. Pra, ajo e gëzon sot jetën e lumtur. Ajo thotë se, Zoti mos të lëjë askënd pa miq e përkrahës të këngës! “Unë e kam familjen time të shenjtë. Familja ime është gjëja më e shtrenjtë e jetës, gjëja e shenjtë dhe e artë. Bashkëshorti im, Bexheti dhe dy djemtë e mi: Blendi e Arditi, janë frymëzimi, mbështetja, por edhe shtytja dhe “kritika” ime më besnike e kësaj kohe. Ata më japin “infuzion” për të jetuar me këngë, me artin e këndimit dhe interpretimit të saj. Janë ata që më bëjnë të eci përpara edhe kur ka raste lodhjeje apo dëshpërimi, është familja, bashkëshorti dhe dy fëmijët që më janë gëzim i jetës. I dua fort, fort ama fort… Kur i shikoj dhe jam afër tyre, zemra më dridhet nga gëzimi e dashuria që kam ndaj tyre. Jeta më bëhet puhi e gëzimit dhe e lumturisë. Zoti i ruajt dhe i bekoftë. Janë ata që më bëjnë të jem krenare për vetën, për punën time, por mbi të gjitha unë jam krenare për ta për ekzistencën e tyre. E falënderoj Zotin që më ka bërë të jem e lumtur dhe e pasur në botë me familjen që ma ka dhuruar Ai”!
Enkelejda Arifi, në një rast ndeje, pati shtuar edhe këto fjalë rreth fillimit të karrierës së saj si këngëtare. Ja si shtoi ajo: “Dua të ju tregoj se, fillimet e mia të këngëtimit kanë qenë të vështira. Më vonë kam zhvilluar aktivitet në Zvicër nëpër ansamble, ku edhe atje e kemi festuar Flakën e Janarit. Më pas, në gjendje normale, kam kënduar në ansamblet “Kosovarja këndon” (Ferizaj), “Zambaku i Prizrenit” (Prizren), por edhe në RTV e Kosovës. Muzika më është traditë e familjes sime. Kështu që nuk kam mundur të jem ndryshe, pos trashëgimtare e denjë e saj. E ruaj me xhelozi traditën muzikore. Me anë të saj, gjyshërit e mi kanë shprehur mallin, dhimbjen, dashurinë për vendin, për pragun e shtëpive të etërve të tyre, nga të cilat i përzunë padrejtësisht me terror e dhunë nga grekërit. Unë dhe xhaxhai im, Hysniu jemi trashëgimtarët e tyre dhe fëmijët tanë do ta vazhdojnë rrugën tonë. Nuk ka ndonjë rrëfim të veçantë për këtë. Por, do të thosha, kjo është magjia e dashurisë. Nuk ka dashuri pa magji. Magjia të rrëmben dhe të bën për vete. Ajo flet me zemrën dhe zemra nuk komandohet. Ajo është “takti” i të mirave jetësore. Megjithatë, unë jam shumë e lumtur që jam nuse Kosove, dhe bijtë e mi janë bashkim i dy krahinave të skajshme të Shqipërisë. Pra, janë simbol i bashkimit tonë kombëtar. Ky është rrëfimi, i cili do të duhej të jetësohet përjetësisht në ndonjë vepër arti”.
Kur e pyetëm se cilat janë temat dhe “grimcat” e historisë në artin e saj, ajo tha se, këngët e saja kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë të mbushura me jetë e histori Çamërie. Ah!, Çamëria, Çamëria…, tani më rroki mërzia, kjo po e bën lakmi, se vështirë të largohesh nga shtëpia, ima Shqipëria! Në këto këngë ka dhimbje, lotë gjëm të nënave shamibardha çame. Ka fisnikëri, trimërinë e djemve çamë, bukurinë dhe vendosmërinë e patriotëve dhe heronjve të Çamërisë. Pothuaj, të gjithë këngët e mia kanë për qëllim njëlloj sensibilizimi për këtë ngjarje tonën, Çamërinë e etshme, e cila na la gjurmë të thella jete. Gati të gjitha këngët, baladat janë si tekste dashurie, por në fakt kjo “dashuri” që unë këndoj, ia kushtoj Çamërisë. Nuk është pra këngë dashurie, por këngë vaji e dhembjeje e asaj padrejtësie historike me Çamërinë shqiptare”.
Enkelejda Arifi nuk ka zhanër që nuk i pëlqen të muzikës. Thjeshtë: ajo është artiste e madhe e këngës shqipe. Prej krejt kësaj, Enkelejda ka shumë shpërblime, mirënjohje, lavdërata më të ndryshme, të cilat “vlera” janë fuqia e këngës së saj. Më së shumti e adhuron publikun, i cili i duartrokit gjatë dhe e përkrahin pa masë. Ajo thotë se, në jetë i adhuron tej mase këngëtaret e mëdha të jetës muzikore shqiptare, si janë: Vaçe Zelen, Nexhmije Pagarushën dhe Refat Sulejmanin e të tjerë./ tefik selimi/rajonipress/


