Fundamenti

Enigmë çeshtja e koalicioneve në Bujanoc

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përkitazi me këto turbulenca apo rrëmuja, kryetari i PVD-së në Bujanoc Shaip Kamberi, për mjetet e informimit serb, përmes një deklarate ka thënë se “se bisedimet për koalicionin lokal me partitë serbe akoma janë duke vazhduar dhe se ai nuk mundë të thotë asgjë lidhur me këtë.

Turbulencat apo rrëmujat rreth shpërbërjes së koalicionit aktual qeverisës në komunën e Bujanocit nuk kanë të ndalur. Ato vazhdimisht mbeten enigmë e popullatës së Luginës së Preshevës e cila me ankth në njërën anë pret epilogun e këtyre turbulenvacave,ndërkaq , në anën tjetër, me durim pritet nga ana e simpatizantëve të partive opozitare që janë aktualisht.

Megjithatë, sipas burimeve serbe të informimit ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje e re për formimin e koalicionit të ri të mundshëm mes tre subjekteve politike shqiptar PVD,LPD dhe UDSH me këshilltarët e Partisë Socialiste Serbe dhe me atë të Përparimtares së Nikoliqit.

Përkitazi me këto turbulenca apo rrëmuja, kryetari i PVD-së në Bujanoc Shaip Kamberi, për mjetet e informimit serb, përmes një deklarate ka thënë bisedimet për koalicionin lokal me partitë serbe akoma janë duke vazhduar dhe se ai nuk mundë të thotë asgjë lidhur me këtë.

FIDANISHTJA

Në pyetjen se çka mundë të përfitojnë dhe të humbin serbët nëse bëjnë koalicion me PVD-në dhe partitë tjera, Kamberi deklaroi se në këtë moment nuk mundë të flitet për hollësira tjera, mirëpo sipas tij po bisedohet edhe “globalisht” për Trupin Koordinues.

Bujanocin e udhëheqin Partia Demokratike e Nagip Arifit dhe partitë tjera serbe të koalicionit.

Ndërsa për formimin e qeverisjes se re lokale në Bujanoc është duke biseduar PVD, LPD e Jonuz Musliut dhe Unioni Demokratik Shqiptar, Mejdi Zeqiri dhe në bisedime janë ftuar këshilltarët lokal të Partisë Përparimtare Serbe dhe Partisë Socialiste të Serbisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.