UBT

Enigma e përsosjes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Meti Rexhepi

FIDANISHTJA

PREND BUZHALËS
në daç lype Prendin
tia vizatosh dukjen dhe shkëlqimin si një ylli çdo ditë e sheh e çdo ditë pak e më pak e njeh largësia e lëvizjes i duket e ngathët buzëqeshjes Tij lërja në buzë qershorin me qeshje qershish nëse të iku qershori e gjen në Kallnorin me Buzëqeshje të Përskuqura krahneza ia mbështjellke kopertinat e hapura në verë po i hape prite dehjen e ngjyrave dhe hijeshinë e tulipanëve autokton tia matësh fiziologjinë e mendjes imagjinare është iluzion
*
mos ngurro tia shkëputësh ndonjë fletë te(k)stamenti me çfarë syzesh i shihte Ai vrimat e zeza tek ti tek unë dhe te vetja të udhëzon tia qëmtosh urtësinë në kulmin e vapës
dhe ta presësh nën ombrellë breshrin me akuj
e ndonëse mbi shkëmbinj bimë nuk mbijnë
gurit ia gjen peshën në vendin e vet ose tek zoti i mullirit
tashmë letrën e mëkimit të zemrës ta ka shkruar
por e mbajte në xhep shuk të dërmuar
ta dërgon tjetrën
të mos iu verbohen sytë e simboleve të kohës
thotë: shpëto metaforat prej shurdhimit për meloditë e Prenk Jakovës
*
universi i pakufi nismën mund ta ketë pasur sa Ky Njeri
kur e gozhduan të përgjakur Jezusin
ekzekutorët harruan se akti i krimit
nuk iu zhbëhej dot prej përfytyrimit
të bërat iu vinin ndotëse
deri në vdekje ose vetëvrasje u drejtohet gishti i shekujve
lum Prendi Prend Miku
ngrite Çati Shtëpish ku flenë në rafte e të zgjohet shpirti
në fjalët tua ka ethe të shërueshme në rreze
po të mos kishte kaq rreze nuk do të shihej as prarimi
çka t`i bëje njerëzisë
doemos e ndizje një copë dielli të poezisë
*
një vashë të vetmen që e dashuroje tërë jetën
ajo të mori në kraharor në gji metaforash
e thithje dhe ta thithte nektarin
por as e ngopje as të ngopte
e kishte dhe ajo bezdinë
porse dorë për dore të pandarë në suferinë
dinte të lypte role e metafora për Një Mbretëreshë
ia preferoje Enigmën e Përsosjes së Thjeshtë
si është e mundur në atë trup mesatar të tkurret një det i gjallë
det fjalësh dhe dije fora tej përmasash mrekullie
Gjilan, korrik 2023

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.