Eko Higjiena

Engel: Shqiptarët kanë arsye të jenë krenarë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Eliot Engel, ka vlerësuar se me zgjedhjet e suksesshme “Shqipëria, edhe njëherë ka demonstruar se është demokraci në lulëzim”.

Më tutje, zoti Engel i ka uruar Edi Ramës dhe koalicionit socialist në fitoren e tyre, duke theksuar se pret të punoj me qeverinë e ardhshme.

“Liderët politikë të Shqipërisë dhe populli, kabineti i ardhshëm i ministrave dhe anëtarët opozitarë nga i gjithë spektri politik, duhet ta dinë se Kongresi i Shteteve të Bashkuara qëndror krah për krah me Shqipërinë”, tha Engel, dhe shtoi se me këto zgjedhje, Shqipëria ka dërguar “ mesazh të qartë te Bashkimi Evropian se është e gatshme për status të kandidatit” dhe se marshi i shqiptarëve kah anëtarësimi në BE vazhdon.

Mobi Casa

Kongresmeni Eliot Engel, e ka falënderuar edhe kryeministrin Sali Berisha për shërbimin e tij për këtë vend.
“Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenjë përpara derisa ai ishte në këtë post, përfshirë anëtarësimin në NATO”, tha Engel, duke i uruar atij çdo gjë të mirë në të ardhmen, transmeton Rel.

Zoti Engel, që është bashkëkryesues i grupit për çështjet shqiptare, thotë se shqiptarët mund të llogarisin në mbështetjen e tij në rrugën e tyre historike, pasi pak vende në botë kanë lëvizur aq shpejtë si Shqipëria nga “jodinjiteti i sistemit totalitar në dinjitetin dhe premtimet e dekokracisë së pjekur”.

Në fund të deklaratës së tij, ai thekson se të gjithë shqiptarët kanë arsye të shumta sot për të qenë krenarë. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.