Fundamenti

Engel: Serbia de facto e njohu Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Për herë të parë serbët pranojnë se qeveria në Prishtinë është kompetente për tërë Kosovën dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Serbia nuk është pajtuar ta njohë Kosovën, por me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Serbia de facto po e njeh Kosovën – faktin se Kosova ekziston, ka thënë kongresisti amerikan, Eliot Engel.
Duke folur për marrëveshjen Kosovë-serbi, Engel vlerëson se ajo është ë mirë.

“Në çdo marrëveshje ka kompromise me ç’rast jep diçka, për të marrë diçka. Por, nëse e shikoni këtë marrëveshje ajo është shumë e mire për Kosovën. Për herë të parë serbët pranojnë se qeveria në Prishtinë është kompetente për gjithë Kosovën dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Serbia nuk është pajtuar të njohë Kosovën, por me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Serbia de fakto po njeh Kosovën, faktin që Kosova ekziston. Ne nuk jemi duke folur për ndarjen, por për Kosovën unike dhe kjo për mua është njohje”, ka thënë Engel në një intervistë për RTV21.

ARKATANA

“Për Kosovën është mirë që do të nisë rrugën drejt BE-se dhe unë dëshiroj që një ditë Kosovën ta shoh si anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s”, tha Engel.

Ai ka thënë se pas arritjes së marrëveshjes është një situatë e favorshme për Kosovën dhe Serbinë, “por veçanërisht fitore e madhe për popullin e Kosovës”. /Telegraf

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.