KKVITI

Ëndrrat e Isës dhe Shpendit

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Asnjëri nga dy kandidatët që po garojnë për të parin e Prishtinës nuk e kishin menduar se një ditë do të bëhen politikanë. Isa Mustafa kishte ëndërruar të studioi në Fakultetin Teknik e dëshira e Shpend Ahmetit ishte të mirrej me artin.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ishte në moshën e fëmijërisë kur erdhi nga fshati për të banuar në qytetin e Prishtinës. Ai nuk e sudioi teknikën ashtu siç dëshironte kur ishte më i ri, por filloi studimet në Fakultetin Ekonomik.

Ai si kryetar i Prishtinës thotë se jeton me problemet që jeton secili prej qytetarëve. “Kam probleme edhe unë si të gjithë qytetarët, nuk kam ujë, kam problem edhe me parking, por unë jetoj si të gjithë nuk dua të dallohem nga fqinjët e mi”, tha ai.

Ndërsa Shpend Ahmeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se i pëlqente arti. Edhe mësuesja e tij e klasës së parë i kishte shënuar të referencat “i përvetëson këngët shumë shpejtë”.

Por pasi i morri bazat e para në matematikë, Shpendi iu kthye shkencës. Atë që e mësoi në Universitetin e Harvardit ai po ua mëson tani studentëve të AUK-ut. Shpendi thotë se në asnjë moment nuk i ka lënë anash angazhimet në ligjërime as gjatë fushatës.

Eco Higjiena

“Nuk e kam humbur asnjë orë të mësimit as gjatë fushatës, vetëm në rast se i fitoi zgjedhjet do ta lë punën në AUK e do ti përkushtohem komunës”, tha ai.

E kur u pyetën për kohën e lirë, Isa tha se ka shumë pak kohë të lirë. “Për shkak të punëve rrallë kam kohë të lirë që të merrem me sport e zbavitje përveq kur shkoj në fshatin tim, zakonisht eci në natyrë”, tha Mustafa. Në mesin e shumë angazhimeve ai thotë se nuk i lë anash studentët e tij për të cilët shkroi edhe libra.

E Shpendi kohëve të fundit nuk është marrë me sport por kohën e lirë thotë se e kalon me dy fëmijët e tij.

Ai jeton me mungesën e ujit e me probleme të tjera si të gjithë qytetarët e Prishtinës e i pëlqen shumë udhëtimi me transport publik. Ahmeti një prej premtimeve që ua ka dhënë qytetarëve është se në rast se do të bëhet i pari i qytetit do të shkojë në punë dhe do të kthehet me transport publik. Këto deklarata kandidatët për Prishtinën i kanë dhënë në emisionin “038” të KTV-së. /Indeksonline/