UBT

Ëndërron titullin e ‘Championsit’

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Është shqiptari i parë në Bayern Munchen dhe është duke u paraqitur mjaft mirë. Në një intervistë për mediat gjermane, ‘Shaqa’ ka folur për vitin e tij të parë me Bayernin, duke u ndarë mjaft i kënaqur, por njëherësh edhe tejet i ‘uritur’.

Xherdani ka folur edhe për ndeshjen e radhës, që skuadra e tij e zhvillon si vendas ndaj Fortuna Duseldorf, ku për të është një rast i mirë që të fillojë sfidën që nga minuta e parë. “Është viti i parë për mua te Bayern dhe nuk mund të them nëse këto kanë qenë pritjet e mia. Jam i nderuar që luaj për këtë skuadër, kam mësuar shumë këtu, por shpresoj që në vitet e ardhshme të kem më shumë hapësira dhe të rritëm më shumë te Bayerni”, shprehet numri 11 i ‘bavarezëve’ për ‘abendzeitung-muenchen.de’.

Lojtari shtatshkurtër nuk e la pa e përmendur edhe trajnerin e tij, Jupp Heynckes, për të cilin ka vetëm fjalë të mira, duke kujtuar se ishte pikërisht trajneri gjerman që e kërkoi me ngulm te Bayerni. “Heynckes më donte mua me çdo kusht në skuadër. Është një trajner shumë i rëndësishëm për mua, është një trajner i madh dhe është shumë i vlefshëm për mua”, shprehet ‘Shaqa’.

Skuadra e Xherdanit, Bayern Munchen, të shtunën do të jetë nikoqire e skuadrës së papërshtatshme, Fortuna Dusseldorf, ndërsa Shaqiri, pret që në këtë ndeshje të luajë si tullar, duke shtuar se do të jetë një ndeshje tejet e vështirë.

Eco Higjiena

“Shumë thonë se ndeshja ndaj Fortuna Dusseldorf është një lojë shumë e lehtë për ne, por unë e mendoj të kundërtën, pasi ata janë skuadër që mbrohen shumë dhe është vështirë që t’i shënosh gol. Shpresoj që të luaj nga minuta e parë, pasi në Bundesligë po kam më shumë hapësirë se në ‘Champions’”, tha mesfushori gjilanas.

I suksesshëm në Ligën e Kampionëve

Xherdan Shaqiri deri më tani në Ligën e Kampionëve ka pasur pesë paraqitje, ndërsa mund të quhen të suksesshme paraqitjet e tij në garën më të madhe evropiane për klube, pasi ka arritur të shënojë një herë, ndërsa ka bërë edhe dy asistime. Në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve skuadra e tij ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e parë me rezultat 3:1 përballë Arsenalit, ndërsa ‘Shaqa’ mendon se mund të arrijnë deri tek titulli i kësaj gare. “Është pak herët për të folur, por dua që të vazhdojmë në këtë ritëm dhe të arrijmë së pari finalen, pastaj edhe ta sjellim titullin në Munih. Ajo është një ëndërr e imja, gjithsesi së pari duhet të luajmë në Kampionat”, përfundoi ylli shqiptar i Bayernit. (ORAinfo)