UBT

Ende s’ka marrëveshje për përmendoren e UÇPMB-së

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete për zgjidhjen e problemeve rreth përmendores së kontestuar të UÇPMB-së, të vendosur para ndërtesës së Kuvendit Komunal të Preshevës, ka thënë për Telegrafin, kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa.

Por, ai ka konfirmuar se ka përpjekje për të arritur marrëveshje e cila do t’i jepte fund tensioneve të krijuara pas kërcënimeve të kryeministrit serb Ivica Dacic dhe zyrtarëve të tjerë serbë, të cilët paralajmërojnë se mund që edhe me dhunë ta heqin përmendoren, në rast kjo nuk bëhet vullnetarisht nga shqiptarët.

“Nuk ka ndonjë vendim konkret, por ka përpjekje. Unë apeloj që mos të ketë spekulime dhe nxitje të tensioneve”, ka thënë Mustafa për Telegrafin.

Hidromorava

Më herët, gazeta “Danas” kishte shkruar se ambasadorët e SHBA, të Britanisë së Madhe, BE-së dhe të OSBE-së do të bisedojnë së shpejti me autoritetet e Beogradit, por edhe me shqiptarët në Luginë të Preshevës për të gjetur një zgjidhje kompromisi për siç përmendoren e ish UÇPMB-së.

Drejtuesit politikë të shqiptarëve kanë kundërshtuar heqjen e kësaj përmendoreje. /Telegrafi/